Real Madridit po i kërkohet ta shesë mesfushorin Federico Valverde nga yjet e skuadrës, kështu së paku raporton gazetari i njohur Ramaon Alvarez.

“Los Blancos” po kalojnë një krizë të madhe, si në aspektin sportiv ashtu edhe brenda skuadrës. Së fundmi, Valverde u rrahë fizikisht me Aurelien Tchouamenin dhe shkaku i gjendjes shëndetësore mungoi në “El Clasico”.


Pavarësisht që klubi madrilen i dënoi dy lojtarët, duket se situata nuk është përmirësuar brenda në dhomën e zhveshjes. Në bazë të raportimeve të fundit, disa yje tani po duan që uruguaianit t’i tregohet dera.

“Disa lojtarë me peshë në dhomën e zhveshjes te Real Madridi po i kërkojnë klubit largimin e Valverdes këtë verë”.

“Një situatë shumë delikate për t’u menaxhuar duke marrë parasysh rekordin e Valverdes në Madrid”, shkroi ai.

Si Valverde ashtu edhe Tchouameni kërkuan falje drejt tifozëve për sherrin e shkaktuar dhe u pajtuan me dënimin që iu dha klubi, më saktësisht gjobë prej 500 mijë eurove.

Ndërkohë, Reali pritet që ta marrë në krye Jose Mourinhon në verë pastaj do të vendosë se si do të veprojë me dyshen./Telegrafi/

telegrafi sport app