Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thonë se edhe pse janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbjelljeve vjeshtore, ky proces akoma nuk kanë filluar për shkak të thatësisë që po mbretëron në vendin tonë. Ata thonë se mbjellja e grurit dhe kulturave të tjera vjeshtore, do të subvencionohen edhe këtë vit, por me disa ndryshime. Bujqit ndërkaq, kërkojnë rritjen e subvencioneve, pasi që ato janë të pamjaftueshme për punimin e tokës.
Bujku Basri Avdyli, nga fshati Softaj i Ferizajt, tokën që mbolli me misër në pranverë, tashmë po e përgatitë për ta mbjellë me grurë.
Ai thotë për Radio Kosovën se edhe pse ka pak fitime nga punimi i tokës, këtë vit planifikon t’i mbjellë disa hektarë me grurë. Sipas tij, subvencionet që ndahen për mbjelljen e grurit janë të pa mjaftueshme, përderisa ka disa kërkesa për Ministrinë e Bujqësisë.
“Çmimi i naftës m’u ulë, subvencionet mundësisht brenda mundësive m’u rritë, me pas përkrahje më të mirë. Nëse na ndihmon Ministria e Bujqësisë, unë këtë vit i mbjelli 23 hektarë grurë, pasi që këto janë planifikimet e mija”, tha Avdyli.
Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Isuf Cikaçi, thotë se mbjellja e grurit dhe kulturave të tjera bujqësore vjeshtore, do të vazhdojë të subvencionohet, por se mënyra e subvencionimit të grurit mund të ndryshojë.
“Kemi planifikuar që te subvencionet të bëjmë disa ndryshime. Për kulturën e grurit, kemi diskutuar mundësinë e ndryshimit të mënyrës së subvencionimit. Do të bëjmë përpjekje që subvencionimin e grurit në vitin 2019 të bëjmë për sasi të rendimentit”, tha ai.
Sipas Cikaçi, edhe pse janë bërë të gjitha përgatitjet për mbjelljet vjeshtore, mbjelljet akoma nuk kanë filluar.
“Për shkak se këto ditë kanë qenë ditë me thatësi, nuk ka pasur reshje, nuk ka filluar ende procesi i mbjelljeve. Presim që këto ditë të ketë reshje dhe të fillojë procesi i mbjelljeve”, tha Cikaçi.
Në Ministrinë e Bujqësisë thonë se afati optimal për mbjelljen e grurit është deri në mesin e nëntorit, dhe se në Kosovë këtë vit planifikohet të mbillen mbi 70 mijë hektarë me grurë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Aliu: Po planifikojmë tren të shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën