LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i thotë presidentit Macron: Kosova e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi i thotë presidentit Macron: Kosova e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim bilateral me Presidentin e  Francës, Emmanuel Macron, me të cilin ka biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Siç  njofton Presidenca, Thaçi u shpreh se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë.


“Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare, që do të sjellë njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, është shprehur presidenti Thaçi në takim me presidentin Macron.

“Kjo do të thotë rrumbullakim i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se “kjo do t’i hapë rrugë investimeve nga jashtë”.

“Kjo do të thotë zhvillim për Kosovën. Kjo do të thotë më shumë mundësi për prosperitet, për jetë më të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Presidenti Thaçi në takim me presidentin Macron ka folur edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

“Kosova ka vetëm një synim: anëtarësimin në NATO dhe BE. Asgjë nuk na lëkund nga ky synim dhe asgjë nuk na lëkund nga kjo rrugë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Macron ka shprehur përkrahjen e tij për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim në Kosovë dhe në tërë rajonin tonë.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Macron për përkrahjen e tij për Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori