LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: S’duhet humbur kohë me bllokada, të lëvizim me hapa konkret drejt marrëveshjes Kosovë-Serbi

Thaçi: S’duhet humbur kohë me bllokada, të lëvizim me hapa konkret drejt marrëveshjes Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për mediet shqiptare në Jerevan të Armenisë, ka thënë se mesazhi i liderëve frankofonë ishte shumë i qartë për Kosovën dhe Serbinë, që të mos humbasim kohë për të bllokuar dhe stagnuar njëra-tjetrën si shtete, por të lëvizet me hapa konkretë drejt marrëveshjes përfundimtare paqësore.

Thaçi ka thënë se është me rëndësi që përfaqësuesit e partive politike, pozitë e opozitë, të vazhdojnë të punojnë për një platformë të përbashkët dhe për një ekip sa më të gjerë të mundshëm, në mënyrë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse e normalizimit të plotë dhe e njohjes reciproke Kosovë-Serbi.


“Edhe në takimet që kam zhvilluar këtu në Jerevan të Armenisë, në margjina të konferencës, me presidentë të ndryshëm, me kryeministra dhe ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme të botës, por para se gjithash edhe me Presidentin e Francës, Macron, por edhe me liderë të tjerë, mesazhi ishte shumë i qartë. Lëvizni më shpejtë, arrini marrëveshjen më shpejtë, një marrëveshje substanciale kjo, një marrëveshje paqësore, një marrëveshje që ka kuptimin e njohjes reciproke Kosovë-Serbi. Mos humbisni kohë për të bllokuar dhe stagnuar njëra-tjetrën si shtete. Prandaj, unë mendoj se është koha definitivisht që të lëvizet me hapa konkretë drejtë marrëveshjes përfundimtare paqësore, ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar, që ka kuptimin e njohjes reciproke dhe që do të hapte mundësinë e njohjes edhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian për Kosovën. Katër prej tyre veç e kanë konfirmuar, se në momentin që ndodhë njohja Kosovë-Serbi, do të ndodhë edhe njohja prej tyre. Gjithashtu, kjo është edhe një mundësi e shkëlqyer për tu afruar më shpejtë drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por edhe për të qenë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sepse nuk ka asnjë kuptim që Rusia të vazhdojë të vë veto në Këshillin e Sigurimit kur ndodhë njohja edhe nga Serbia. Kështu që, kërkohet një angazhim maksimal i gjithë spektrit politik kosovar. Është me rëndësi që dje përfaqësuesit e partive të ndryshme, pozitë e opozitë, janë takuar që të punojnë për një platformë të përbashkët, sa më konsensuale të mundshme, si dhe pastaj të vazhdohet edhe me një ekip sa më të gjerë të mundshëm, në mënyrë që të arrijmë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori