LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike propozojnë 11 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Partitë politike propozojnë 11 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

E plotësuar: Shumica e partive politike në takimin me presidentin Hashim Thaçi kanë propozuar që më 11 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Me përjashtim të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike Turke të Kosovës të cilat kanë parapëlqyer 18 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, partitë tjera kanë sugjeruar 11 qershorin, ndërkaq LDK në këtë takim nuk ka marrë pjesë.


Partitë politike propozojnë 11 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve

E plotësuar: Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës tha se 11 qershori është data e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

E pranishme në takimin konsultativ të presidentit ishte edhe Vetëvendosje. Ismajl Kurteshi nga radhët e VV-së ka thënë se 18 qershori do të ishte data ideale.

Ai ka thënë se kjo datë po propozohet nga ata pasi presin ardhjen e bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas tij, po ashtu nëse zgjedhjet mbahen më 18 qershor, KQZ ka kohë më tepër të përgatitet për zgjedhje.

Ndërsa, Pal Lekaj nga AAK tha se partia e tij propozon 11 qershorin për zgjedhje.

Ai tha se kanë diskutuar lidhur me datën e zgjedhjeve dhe sugjerojnë se 11 qershori do të ishte e përshtatshme.

Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën tha se është mirë që zgjedhjet të mbahen sa më parë.

“11 qershori, kërkojmë që të jetë data e zgjedhjeve”, tha ajo.

Edhe Agim Bahtiri, nga partia  Aleanca Kosova e Re, tha se kjo parti është e gatshme për zgjedhje. Ai tha se AKR propozon që më 11 qershor të mbahen zgjedhjet.

Edhe Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 qershor.

Ndërsa, Mahir Jagcigllar, nga KDTP tha se partia që ai drejton parapëlqen 18 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por siç tha ai nuk prish punë as 11 qershori.

Edhe partitë tjera nga komunitetet në Kosovë kanë propozuar 11 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. /Telegrafi/

Daka: Të caktohet data më e përshtatshme për zgjedhje

E plotësuar: Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë se KQZ në kuadër të kompetencave që ka do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ajo tha se KQZ pret bashkëpunim me të gjitha institucionet, ndërsa ftoi subjektet politike që ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe rregullat tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Daka tha se pret nga presidenti i vendit që ta gjejë datën e zgjedhjeve, e cila është më e përshtatshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.  /Telegrafi/

Thaçi nis takimin me partitë politike

E plotësuar: Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka filluar takimin konsultativ me partitë politike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, saktësisht për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Pro rrëzimit të Qeverisë votuan 78 deputetë, 34 ishin kundër, kurse 3 abstenuan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori