LAJMI I FUNDIT:

Thaçi ngushëllon familjarët e Astrit Shabanit: Do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor

Thaçi ngushëllon familjarët e Astrit Shabanit: Do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor

Presidenti Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjarët për vdekjen e ish-kryetarit dhe bashkëthemeluesit të Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani.

Thaçi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se është i kobshëm lajmi për vdekjen e hershme të Astrit Shabanit.


Ai tha se do ta kujtojnë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë.

“I kobshëm lajmi për vdekjen e hershme të Astrit Shabanit, ish-kryetar dhe bashkëthemelues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë. Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe gjithë të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar presidenti Thaci. /Telegrafi/