Thaçi ende nuk ka bërë asnjë hap për t’u konsultuar me partitë politike


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk ka bërë asnjë hap për t’u konsultuar me partitë politike, pas dorëheqjes së kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, nga pozita e kryeministrit.
Ndonëse është i thirrur për ta garantuar funksionimin e institucioneve të shtetit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk ka bërë asnjë hap për t’u konsultuar me partitë politike, pas dorëheqjes së kreut të AAK-së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.
Gjithashtu ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nëse do të ketë formim të një qeverie të re, siç e lejon Kushtetuta, ose nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se kjo zvarritje e veprimit nga ana e presidentit të shtetit është duke u bërë në mënyrë të qëllimshme, shkruan Zëri.









































