LAJMI I FUNDIT:

I tha vëllait “një ‘okfir’ ka me zbrazë në ty”, një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

I tha vëllait “një ‘okfir’ ka me zbrazë në ty”, një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.K. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku po ashtu thuhet se “pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake e Divizionit Penal – Imri Sejda, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 20.05.2021 në Ferizaj, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit ka kanosur seriozisht me fjalë dhe gjeste të dëmtuarin- vëllain e tij H.K.”


“Disa ditë më parë përmes telefonit i ka dërguar sms dhe e ka kanosë me fjalët se: “një ‘okfir’ ka me zbrazë në ty”, pastaj nën posedimin e armës të llojit HS me caliber 9 MM, ka lëvizur me armë në shtëpinë e tyre dhe kjo kanosje kishte ardhur rreth një borxhi në mes tyre dhe me këtë i ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri të dëmtuarit”, thuhet në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

“Gjykata vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se i njëjti të gjendet në liri, mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori