LAJMI I FUNDIT:

I tha ta kthejë diplomën në fakultet, Kurti i përgjigjet Abdixhikut

I tha ta kthejë diplomën në fakultet, Kurti i përgjigjet Abdixhikut

Kriza energjetike në vend ka ngjallur debat ndërmjet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryeministrit Albin Kurti.

Një ditë më parë kreu i LDK-së në Kuvendin e Kosovës tha se kryeministri Kurti duhet ta di se çmimi i rrymës kontraktohet, mirëpo për këtë sot u kundërpërgjigj Kurti.


I pari i LDK-së, ka kritikuar Qeverinë Kurti për neglizhencë dhe keqmenaxhim të kësaj krize.

Kriza me energji, Abdixhiku: Kurti ta kthejë diplomën nëse nuk e di se çmimi i rrymës kontraktohet
Lexo po ashtu Kriza me energji, Abdixhiku: Kurti ta kthejë diplomën nëse nuk e di se çmimi i rrymës kontraktohet

“Kur menaxhon krizë nuk mund të kesh rezultat të mirë. Qeveria jonë populliste verës kur të tjerët merreshin me problemin e energjisë, kjo qeveri shpërndante parulla se e ka zhvillimin më të madh në Evropë. Sot kur pas një dekade, reduktimet e terri e agregatet na u kthyen, kryeministri që i ka krejt e nuk koka këtu na thotë se rryma nuk blihet sepse nuk konservohet në frigorifer”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se një kryeministri Kurti duhet ta di se çmimi i rrymës kontraktohet. “Ai duhet ta dijë e nëse nuk e di si inxhinier që është ta kthejë diplomën e tij në fakultet, se çmimi i rrymës kontraktohet, rezervohet”, tha Abdixhiku.

E për këtë është deklaruar sot kryeministri Kurti.

“Unë diplomën në Universitetin e Prishtinës e kam në Fakultetin e Elektroteknikës, Telekomunikacion…, nuk e kam për blerjen e rrymës por nuk besoj që kemi bërë ndonjë gabim apo lëshim deri tash. Duhet ta kuptoni që kam ardhur në qeverisje me fitore të listës tonë sepse ka ekzistuar një dëshpërim i madh nga pushteti që tash është në opozitë”, tha Kurti.

Ai foli edhe për deklaratat e opozitës për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në pranverë.

“Kur kanë menduar për zgjedhje në prill duhet t’i pyesni mos e kanë pasur fjalën për 1 prillin, ndërkaq në anën tjetër unë ua uroj vitin e ri edhe zotëri Abdixhikut edhe opozitës në përgjithësi, ju dëshiroj të gjithë të mirat në vitin 2022.

Duket që unë njëmend jam i zënë edhe me punët e subjektit tim politik dhe nganjëherë më duhet të mungoj në disa aktivitete të tjera ndonëse ky nuk ishte rasti i djeshëm, por duket që zotëri Abdixhiku është shumë më i zënë se unë me subjektin e tij politik prandaj edhe mungon shpesh…”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/