LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Do të vazhdojë trendi i rritjes së pagave

Tevdovski: Do të vazhdojë trendi i rritjes së pagave

Rritja e pagës mesatare në qershor të këtij viti në krahasim me qershorin e vitit të kaluar prej 6,1 për qind për ministrin e Financave Dragan Tevdovski është rritje serioze.

“Posaçërisht gëzon fakti që ka rritje serioze prej 6,1 për qind ose rreth 1.400 denarë të pagës mesatare këtë qershor në krahasim me qershorin e vitit 2017. Rritja është shënuar në më shumë industri si: veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike, art dhe rekreacion, por edhe tek veprimtaritë intensive të punës”, deklaroi ministri i Financave.


Në deklaratë për AIM potencoi se kjo qartë tregon se masat e Qeverisë, ndërsa posaçërisht rritja e pagës minimale sollën deri në presion të rritjes së të gjithë pagave.

Enti Shtetëror i Statistikës sot publikoi se paga mesatare në qershor është 24.203 denarë, duke shënuar rritje prej 6,1 për qind./Telegrafi/