LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Në prill paga minimale bruto do të rritet për rreth 600 denarë

Tevdovski: Në prill paga minimale bruto do të rritet për rreth 600 denarë

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në intervistë për “Radio Evropa e Lirë” tha se “politika e rritjes së pagave është prioritet për Qeverinë dhe për këtë shkak po ndërmerren një sërë masa për rritjen e pagave, duke përfshirë këtu edhe rritjen e pagës minimale”.

Sipas tij, krahas rritjes së pagave, rritet edhe produktiviteti dhe gjithashtu rritet edhe punësimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prioriteti kryesor i Qeverisë është të rriten pagat, për shkak se standardi jetësor i shumicës së qytetarëve, që nuk kanë të hyra nga kapitali, varret nga pagat. Kur rriten pagat, rritet edhe standardi jetësor. Rritja e pagës minimale do të kontribuojë në spiralen e pagave, që do të thotë se do të rriten pagat më të larta se ajo minimalja. Për mua si ekonomist është e rëndësishme që kjo vuri produktivitetin në lëvizje. Punëtori i cili është mirë i paguar më shumë kontribuon”, thekson Tevdovski.

Ai shton se në prill MPPS-ja njoftoi se paga bruto do të rritet për rreth 600 denarë dhe se pagat do të vazhdojnë të rriten./Telegrafi/