LAJMI I FUNDIT:

Teuta Krasniqi ndan një fotografi nga xhirimet e “Mahalla Jonë”, komedisë së njohur të Adem Mikullovcit

Teuta Krasniqi ndan një fotografi nga xhirimet e “Mahalla Jonë”, komedisë së njohur të Adem Mikullovcit

Ajo është njëra prej aktoreve më të suksesshme shqiptare, e cila ka nisur karrierën në moshë të re.

Fjala është për Teuta Krasniqin, artisten që tashmë shquhet për një sërë rolesh e shfaqjesh teatrale.


38 vjeçarja numëron ndjekës të shumtë në Instagram dhe së fundmi ndau një fotografi të shkëputur nga xhirimet e saj të para si aktore.

Teuta Krasniqi (Foto: Instagram)

Ajo thekson se ishte në moshën 17 vjeçe, kur aktori i ndjerë Adem Mikullovci, ia ka besuar një rol në filmin e tij “Mahalla jonë”.

Teuta Krasniqi: Axha Adem, faleminderit për gjithçka që i dhurove skenës artistike shqiptare
Lexo po ashtu Teuta Krasniqi: Axha Adem, faleminderit për gjithçka që i dhurove skenës artistike shqiptare

“Unë 17 vjeçare në xhirimin tim të parë me Adem Mikullovcin Mahalla jonë”, ka shkruar ajo.

View this post on Instagram

Axha Adem, isha vetëm 17 vjeçare kur ma besove nje rol ne komedine tende te njohur asokohe. Duke fluturuar nga gezimi erdha ne xhirime. Skena ime ishte bashke me dy aktoret e mrekullueshem, Xhejlane Godanci dhe Adhurim Demi. Trema e paspjegueshme… por axha Adem ishte shume mirekuptues. Pas perfundimit te xhirimit, axha Adem me dha nje zarf, nuk e kisha as idene pse po ma jep ate zarf, gjëja e fundit qe kisha pritur ishte te merrja honorar per punen qe sapo bera dhe ndjehesha qe une duhej te bëja edhe më shume falenderime qe po ma plotëson ëndrrën time për t’u bëre aktore, por axha Adem me trajtoj sikur te isha aktore profesioniste. Xhirimet bëheshin ne ( atëkohë ) Hotel “Iliria” dhe nuk do ta harroj kurr ndjesine qe kisha kur dola nga aty. E lumtur, e përmbushur, sikur fluturoja nga ndjenja qe tashme une hyra ne mesin e aktorëve qe gjithmone i kisha dashur dhe kisha ëndërruar te luaj me ta. Këtë ëndërr e bëri te mundur axha Adem, i cili me reference te Adhurimit, me kishte marr në projektin e tij. Për shumë vite tjera vazhdova te jem pjese e projekteve te axhes Adem, bashkë me kastin e aktorëve me te mirë e të dëshmuar te kohës. I kam thënë shume herë “Faleminderit” por dua ti them prap. Axha Adem, faleminderit per gjithë cka i dhurove skenes artistike Shqiptare, faleminderit që ma shtove dashurinë për profesionin tonë te shenjtë, faleminderit edhe për barcoletat tua të vecanta që nuk pritoje asnjehere ti perserisje vetem për te na bërë te qeshim. Jemi me fat qe te kishim. Pusho i qetë 🙏

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on Sep 15, 2020 at 6:28am PDT

Ky postim vjen një ditë pasi ndërroi jetë aktori dhe politikani Adem Mikullovci, për të cilin Teuta dje bërë një dedikim prekës duke e falënderuar për gjithçka që kishte bërë.

Ai vdiq në moshën 83 vjeçare dhe la pas një karrierë të bujshme artistike e njëherësh një vend të posaqëm te mbarë populli shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Mona Lisa", kënga më e re e Era Istrefit lansohet më 21 prill

Magazina
Kalo në kategori