LAJMI I FUNDIT:

Tetë vite burgim për të riun që vrau 61 vjeçarin në Pejë

Tetë vite burgim për të riun që vrau 61 vjeçarin në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B për shkak se me datën 5 shtator 2020, me thikë ka vrarë viktimën S.B.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se të pandehurit A.B gjykata i shqiptoi dënimin me burg në kohëzgjatje prej tetë vite, transmeton Telegrafi.


Në njoftim thuhet se “me datë 5 shtator 2020, rreth orës 16:55, në Pejë, me dashje dhe me mjet të mprehtë – thikë, e ka privuar nga jeta viktimën S.B, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë duke kaluar afër shtëpisë së viktimës dhe me të kaluar shtëpinë e viktimës, e dëgjon një zë dhe kur kthehet, e sheh viktimën duke e thirr dhe duke ia bërë me dorë, i pandehuri duke menduar se viktima ka nevojë për ndihmë, hyn në oborrin e shtëpisë së viktimës, e nga aty më pas hyn në shtëpinë e viktimës, shkojnë në dhomën e ditës, i pandehuri ulet në një krevat përballë kuzhinës, e të cilin me lëng e shërben viktima, e më pas viktima shkon në korridor, e mbyll derën e korridorit me çelës, kthehet prapë në sallon dhe i drejtohet të pandehurit “se pa bo çka të them unë ti nuk del prej këtu”, e më pas viktima shkon dhe ulet në fotele përballë televizorit dhe lëshon televizorin me program pornografik, duke i parë këto veprime dhe duke e ndier vetën të pasigurt, ngritët nga krevati, afrohet afër lavamanit kinse për të pirë ujë, nga ku merr thikën, e të cilën duke e mbajtur fshehtë i afrohet viktimës dhe i shkakton lëndime vdekjeprurëse të konstatuara në raportin e autopsisë. – me çka ka kryer vepër penale vrasje nga neni 172 të KPK-së”.

Vritet një 61-vjeçar në Pejë, policia nis hetimet për zbardhjen e rastit
Lexo po ashtu Vritet një 61-vjeçar në Pejë, policia nis hetimet për zbardhjen e rastit

Gjykata bën të ditur se të pandehurit A.B gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej tetë vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim do ta mbajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I dëmtuari për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori