LAJMI I FUNDIT:

Tetë lojtarët që kanë impresionuar Xavin në para-sezon, tre dështuan totalisht

Tetë lojtarët që kanë impresionuar Xavin në para-sezon, tre dështuan totalisht

Xavi thotë se ka mbetur i impresionuar me paraqitjen e Barcelonës në parasezon, veçanërisht në fitoren e tyre 1-0 kundër Milanit.

Duke parë lojërat, është e qartë se disa prej tyre i kanë lënë përshtypje të mira trajnerit, ndërsa ka disa prej tyre edhe që kanë dështuar të japin më të mirën.


Por, kush shkëlqeu deri më tani te Barcelona në parasezon:

Barcelona në probleme serioze për regjistrimin e lojtarëve
Lexo po ashtu Barcelona në probleme serioze për regjistrimin e lojtarëve

Oriol Romeu: Mesfushori defanziv ka qenë një befasi e madhe për Xavin në këto ndeshje parasezonale. Trajneri ka thënë se ai është gjithashtu një lider i vërtetë në fushë.

Ferran Torres: Me dy gola në tre ndeshje, Ferran ka çimentuar vendin e tij në skuadër përpara sezonit të ardhshëm. Barça nuk do ta shesë atë në këtë afat.

Marc andre Ter Stegen: Thjesht duhet të shikoni gardianin gjerman duke bërë një seri pritjesh akrobatike dhe duke mbajtur portën e pastër në El Clasico për të marrë vendimin tuaj. Ai është në mesin e portierëve më të mirë në botë.

Barcelona përfundon turneun para-sezonal në SHBA, vetëm katër lojtarë nuk luajtën asnjë minutë
Lexo po ashtu Barcelona përfundon turneun para-sezonal në SHBA, vetëm katër lojtarë nuk luajtën asnjë minutë

Ansu Fati: 20-vjeçari ka rritur dhe përmirësuar mprehtësinë e tij dhe kjo u pa dukshëm në parasezon. Çfarë prove më të mirë se gola që shënoi kundër Milanit?

Ez Abde: Anësori ka treguar mprehtësi, shpejtësi, pjekuri dhe finalizimin në parasezon. Xavi ka një vendim për të marrë së shpejti.

Jules Kounde: Ne e kemi parë Kounde të luajë si mbrojtës i djathtë dhe qendërmbrojtës në parasezon. Ai vështirë se ka vënë një këmbë të gabuar. Jules nuk mund të ulet në stol!

Pesë opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Dembelen
Lexo po ashtu Pesë opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Dembelen

Fermin Lopez: Mesfushori spanjoll i tronditi të gjithë me një gol të fuqishëm në El Clasico. Përveç kësaj, pasimet e tij, shpejtësia dhe loja e gjithanshme kanë qenë të shkëlqyera. Xavi duhet të jetë i impresionuar nga ajo që pa te talenti ndaj Real Madridit.

Lamine Yamal: 16-vjeçari i shkaktoi shumë probleme Milanit pas daljes nga stoli në lojë. Ndoshta ai iu përmbajt udhëzimeve të Xavit përpara se të vinte në lojë.

Kush pati paraqitje të dobët:

Të gjithë po flasin për paraqitjen e De Jong në miqësoren ndaj Real Madridit: Holandezi është tjetër nivel
Lexo po ashtu Të gjithë po flasin për paraqitjen e De Jong në miqësoren ndaj Real Madridit: Holandezi është tjetër nivel

Sergino Dest: Burimet thonë se Barça e ka më të vështirë të shesë amerikanin sa herë që ai luan. Ai pati paraqitje të dobët  kundër Milanit. Barça madje mund ta largojë atë duke i ndërprerë kontratën.

Marcos Alonso: Spanjolli duket të jetë mbrojtësi më i ngadaltë dhe më i ngathët te Barça për momentin. Xavi duhet të pyesë veten se çfarë të bëjë, ta mbajë apo ta shesë.

Sergi Roberto: Mesfushori është anëtari më i vjetër i skuadrës, por ai nuk ka bërë përshtypje edhe pasi iu dorëzua shiriti i kapitenit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori