LAJMI I FUNDIT:

Testohet votimi dhe numërimi elektronik në Shqipëri, Celibashi: Duam që në 2025-ën të votojnë dhe emigrantët

Testohet votimi dhe numërimi elektronik në Shqipëri, Celibashi: Duam që në 2025-ën të votojnë dhe emigrantët

Ditën e sotme është kryer testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik për zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri, ku kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi tha se ky test ka shkuar shumë mirë.

Në fjalën e tij për mediat, Celibashi theksoi se është e garantuar 100 për qind fshehtësia e votës. Në vijim të kësaj deklarate, kryekomisioneri shtoi se nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se për kë parti apo kandidat shkon vota.


“Procesi ka shkuar shumë mirë. Funksionaliteti i pajisjeve në përputhje me manualet. Po testojmë dhe procesin e transmetimit të të dhënave pas votimit. Pajisjet kanë përmbushur kërkesat e KQZ nga ana teknike për sigurinë dhe garancinë e procesit të votimit dhe fshehtësisë së votës. Fshehtësia e votës e çdo qytetari kur votojnë nëpërmjet pajisjes së votimit elektronik është 100 për qind e sigurt dhe nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se për ka votuar X apo Y votues. Kjo është 100 për qind e sigurt”, u shpreh ai.

Ai është ndalur edhe te vota e emigrantëve, ku tha se po punohet që të jetë e mundur brenda 2025. Për këtë arsye i bëri thirrje partive politike që me të përfunduar këto zgjedhje, të ulen në tryezë dhe të diskutojnë dhe të përfundojnë Reformën Zgjedhore.

“Dua që 2025 të mundësojmë që votimin e shqiptarëve që votojnë jashtë Shqipërisë, është një proces me shumë të panjohura, me rëndësi që partitë politike brenda këtij viti të përfundojnë reformën zgjedhore”, tha Celibashi.

Identifikimit elektronik dhe votimi elektronik do të bëhet në tre, Elbasan, Vorë dhe Kamëz e ku rezultati pritet që të dalë brenda 30 minutave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori