LAJMI I FUNDIT:

Testi i thjeshtë i erës së gojës për diagnostikim të hershëm të sëmundjes fatale

Testi i thjeshtë i erës së gojës për diagnostikim të hershëm të sëmundjes fatale

Nga diabeti i tipit 1 janë të prekur pothuajse dy në 1000 fëmijë dhe adoleshentë, ndërsa kjo shifër është në rritje.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se numri i fëmijëve nën moshën nëntë vjet, tek të cilët u diagnostikua ky lloj i diabetit, është rritur me 21 për qind.

Përndryshe, ky tip i diabetit mund të diagnostikohet përmes analizave të gjakut, por profesori Gus Hancock nga Universiteti i Oxfordit, thekson se ky testim është mjaft traumatik për fëmijët. Gjithashtu, kjo sëmundje mund të diagnostikohet gabimisht, apo për shkak të simptomave të njëjta (etja, urinimi i shpeshtë, plogështia dhe humbja e peshës) mund të jepet diagnozë e gabuar.


Një tjetër studim tregoi se mjekët fillimisht kishin bërë diagnostikim të gabuar për madje 16 për qind të fëmijëve të prekur.

Megjithatë, diagnostikimi i vonshëm do të thotë e se diabeti i tipit 1 shpesh do të zbulohet vetëm me shfaqjen e ketoacidozës diabetike. Kjo gjendje shfaqet kur për shkak të mungesës së madhe të insulinës trupi fillon të konsumojnë yndyrë në kërkim të energjisë.

Kjo mund të shkaktojë grumbullim të acidit të ketoneve në gjak, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë komë diabetike dhe vdekje.

Në studimin e fundit, profesori Hancock dhe kolegët e tij zbuluan se aroma e ëmbël e ketoneve, e ngjashme me acetonin, i cili mund të ndihet në erën e gojës, mund të jetë një tregues i hershëm i depozitimit të ketoneve në gjak.

Në këtë përfundim ata erdhën pasi që kishin mbledhur mostra të duhmës së fëmijëve tek të cilët ishte diagnostikuar diabeti i tipit 1. Pastaj e matën nivelin e acetonit dhe ketoneve të tjera në duhmën e fëmijëve dhe i krahasuan ato me nivelet e ketoneve dhe glukozës në gjak, dhe deklaruan se është e mundur që të përdoren matjet e tyre të erës së gojës për t’i vlerësuar nivelet e ketoneve në gjak.

Profesori Hancock dhe ekipi i tij tashmë e kanë zhvilluar një prototip të një pajisje të vogël e cila përshtatet në dorë dhe që mund ta masë nivelin e ketoneve në gjak.

Aktualisht, po kryhen prova klinike, dhe ekipi shpreson që pajisja fillimisht do të jetë në gjendje t’i testojë të sëmurët me diabet të tipit 1 për të përcaktuar nëse u kërcënohet ketoacidoza diabetike në momentet kur nuk ndihen mirë.

Në të ardhmen ata shpresojnë se me të njëjtën pajisje do të mund të caktohen diagnoza të hershme të diabetit të tipit 1 tek fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Shendetesi

Më shumë
Pija më e mirë anti-inflamatore për imunitetin dhe që ndihmon në humbjen e peshës

Pija më e mirë anti-inflamatore për imunitetin dhe që ndihmon në humbjen e peshës

Ushqim i shëndetshëm
Aleati i shkëlqyer në luftën kundër erës së keqe të gojës

Aleati i shkëlqyer në luftën kundër erës së keqe të gojës

Shëndetësi
Ilaçet që përdoren për humbje të peshës mund ta ulin rrezikun për kancerin e zorrëve

Ilaçet që përdoren për humbje të peshës mund ta ulin rrezikun për kancerin e zorrëve

Shëndetësi Lajme
Gjërat që nuk i bëni e që jua dëmtojnë sistemin imunitar

Gjërat që nuk i bëni e që jua dëmtojnë sistemin imunitar

Shëndetësi
Interpretimi i pasqyrës së gjakut: Çfarë kuptimi kanë ato shkurtesa dhe në çfarë udhëzojnë vlerat e tyre!

Interpretimi i pasqyrës së gjakut: Çfarë kuptimi kanë ato shkurtesa dhe në çfarë udhëzojnë vlerat e tyre!

Shëndetësi
Ekspertët zbërthejnë dilemën: A duhet pirë kafja me një gotë ujë?

Ekspertët zbërthejnë dilemën: A duhet pirë kafja me një gotë ujë?

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori