"Test i mirë kundër Çekisë që do të paraqitet në Botëror” - Demaku flet pas ndeshjes

Mesfushori Vesel Demaku ka thënë se Kosova është paraqitur mirë në miqësoren kundër Çekisë. Ai ka theksuar se përballja kundër çekëve ishte test i mirë.
Çekia fitoi me rezultat 2-1, me Kosovën që ishte më kërkuese në pjesën e dytë.
“Ishte ndeshje miqësore, por ne jemi munduar të seriozisht ndeshjen. Ishte test i mirë kundër një shteti që do të paraqitet në Botëror. Më duket se ka qenë një ndeshje e mirë”, ka thënë Demaku për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Demaku u inkuadrua në minutën e 62-të në vend të Veldin Hoxhës. Ai ndeshjen e mbylli me karton të verdhë.
“Edhe pse pranuam gol herët ekipi u mundua të kthehet dhe arritëm të shënojmë një gol. Mendoj se nëse ndeshja do të zgjaste edhe disa minuta do të shënonim tjetër gol. Lindoni dhe Valmiri pas inkuadrimit kanë dhënë një kontribut të madh. Lindoni e mbylli ndeshjen me gol”, është shprehur Demaku.
Për 26-vjeçarin e Altachut të Austrisë, ishte paraqitja e katërt me fanellën “dardane”, ndërsa sot u rikthye pas një kohe të gjatë. /Telegrafi/









































