LAJMI I FUNDIT:

Tesla po përballet me një padi të re në lidhje me ‘Autopilot’ dhe ‘FSD’

Tesla po përballet me një padi të re në lidhje me ‘Autopilot’ dhe ‘FSD’

Një pronar i Tesla Model X ngriti një padi të propozuar në gjykatën federale në San Francisko kundër Tesla dhe Elon Musk. Ai e akuzon kompaninë për taktika mashtruese dhe çorientuese të marketingut dhe veprime mashtruese mbi sistemet “Autopilot” dhe “FSD”.

Në dosje, paditësi pretendon se në vitin 2018 ai pagoi tarifën prej 5 mijë eurove për paketën “Autopilot i Përmirësuar” teksa ajo u shit si parardhës i “Full Self-Driving”.


Arena EV raportin se padia e akuzon Tesla-n se nga viti 2016 vazhdimisht e ka reklamuar teknologjinë “vetëm si afër qoshes”, duke e ditur se në disa raste teknologjia në fjalë nuk punonte ose edhe nuk ekzistonte fare. Paditësi e akuzon Tesla-n se se me vetëdije i ka bërë të pasigurta veturat, transmeton Telegrafi.

Në padi pretendohet se Tesla e bëri këtë vetëm për të krijuar emocione për kompaninë dhe veturat e saj në mënyrë që të tërheqë investime. Ajo tregon se Tesla me sa duket mashtron publikun në lidhje me aftësitë e “Autopilot-it” në mënyrë që t’i nxitë shitjet e veturave për të shmangur falimentimin në një fazë të hershme.

Në dosjen prej 84 faqeve, paditësi Z. Matsko argumenton se Tesla ende nuk ka prodhuar “diçka e cila i afrohet një veture plotësisht vetë-drejtuese”. Ai vazhdon duke thënë se “FSD”, tani një opsion prej 15 mijë eurove, nuk është akoma gati dhe nuk duhet të lejohet që t’u shitet klientëve. /Telegrafi/

Tutje në padinë e bërë pretendohet se “FSD” dhe “Autopilot” nuk janë vetëm një mashtrim por në fakt janë të rrezikshme, ku edhe citon një aksident të Model X në vitin 2018 ku shoferi vdiq pasi vetura e tij u përplas në një barrierë prej betoni.

Një aksident tjetër i cituar në padi është ajo kur një veturë Tesla u përplas në një veturë të parkuar të zjarrfikësve. Ai aksident rezultoi me një hetim federal i cili u zgjerua gjatë viteve në vijim edhe me 11 aksidente tjera të njëjta. /Telegrafi/