Portugezi u largua nga Stamford Bridge në shtator të vitit 2007 pasi fitoi dy tituj të Ligës Premier dhe tre kupa brenda tre sezoneve të plota me klubin.

Dhe që nga rikthimi i tij sërish në korrik, Blutë kanë fituar 12 nga 19 ndeshjet e para dhe janë dy pikë prapa liderit të tabelës, Arsenalit.


“Disa vitet e fundit ne e kemi humbur ca identitetin”.

“Ka disa ekipe të mira në ligë dhe kur ju kaloni në epërsi 3-2 është mirë që ju të ktheheni në mbrojtje dhe të nguleni thellë dhe të mos u jepni mundësi për t’u ngjallur atyre”.

“Mendoj se ne po ia dalim vërtet mirë për momentin. Kur ne jemi në pozitë të mirë, ne duhet t’i inkuadrojmë [në mbrojtje] edhe lojtarët e krahut dhe pastaj pas pauzës është e rëndësishme që ata të dalin sërish dhe të tregojnë këmbët e freskëta në sulm”, ka thënë Terry. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app