LAJMI I FUNDIT:

Terry largohet nga Chelsea, por mbetet në Ligën Premier

Terry largohet nga Chelsea, por mbetet në Ligën Premier

Kapiteni i Chelseat, John Terry është në përfundim të kontratës me klubin londinez.

Mirëpo këtë edicion kapiteni nuk ka luajtur shumë pasi janë preferuar mbrojtësit si Cahil, Luiz apo Zouma.


Kësisoj është skuadra uellsiane, Swansea City që po tenton ta bindë Terryn të transferohet tek ta.

36-vjeçari ende nuk ka vendosur nëse do të largohet nga Chelsea pasi në të ardhmen ka në plan transferimin në kampionatin kinez.

Gjithsesi Swansea i ka ofruar atij kontratë deri në vitin 2018. /Telegrafi/