Qendërmbrojtësi anglez ka qenë në formë të shkëlqyer këtë edicion, ashtu që Jose Mourinho ka kërkuar që ta mbajë edhe për një sezon.

Me kontratën e re, ai do të qëndrojë në Stamford Bridge deri në verën e vitit 2016.


“Jam i ngazëllyer që kam nënshkruar vazhdimin e kontratës me Chelsean”.

“Ndjehem shumë krenar që po luaj për këtë klub të madh. Dhe si gjithmonë, dua t’i falënderoj tifozët, të cilët më kanë mbështetur vazhdimisht”, ka deklaruar Terry. /Telegrafi/

telegrafi sport app