LAJMI I FUNDIT:

Terroristi që vrau 20 persona në Teksas, kishte shënjestër emigrantët meksikanë

Terroristi që vrau 20 persona në Teksas, kishte shënjestër emigrantët meksikanë

Patrick Crusius është terroristi që qëlloi me armë zjarri në një qendër tregtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur 20 persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Të gjithë ata që e njohin 21-vjeçarin, kanë thënë se ai ishte shumë gjaknxehtë, ndërsa kishte urrejtje të madhe për emigrantët meksikanë, ngaqë frikësohej se do e mbi popullonin shtetin e tij, transmeton Telegrafi.

“Ky sulm është për meksikanët që e kanë pushtuar shtetin tim, ata janë shtytësit që më detyrojnë të veproj kështu. Unë vetëm po e mbroj shtetin nga ndryshimi kulturor dhe etnikë që po e bëjnë këta emigrantë” thuhet mes tjerash në një shkrim, që e kishte shpërndarë Crusius para se të nisej për në sulm.

Crusius është shprehur hapur se ka në shënjestër meksikanët, për shkak se po ia rrëmbejnë Teksasin e dashur, ndërsa po përgatiten për një puq që do e rrëmbente më pas edhe pushtetin.

Në fund të shkrimit të tij, ka thënë se pret që të vritet nga konfrontimi me policinë, por se nuk brengoset aq shumë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori