LAJMI I FUNDIT:

Termokosi përfundon sezonin e ngrohës

Termokosi përfundon sezonin e ngrohës

Pas plotësimit të kushteve klimatike për ndërprerjen e furnizimit me ngrohje, Termokos njofton se sot ka përmbyllur sot sezonin ngrohës.

Termokos njofton se, gjatë sezonit 2020/2021 janë shënuar një varg rezultatesh për këtë ndërmarrjes, përcjell Telegrafi.

“Prodhimi i energjisë ngrohëse ka qenë për 15.7 për qind më i lartë, ndërsa liferimi i energjisë termike ka qenë 20.5 për qind më i lartë se në sezonin e kaluar. Edhe faturimi për sezonin 2020/2021 ka qenë mbi 10 për qind më i lartë se në sezonin paraprak. Numri i konsumatorëve këtë sezon ngrohës është rritur për 688 konsumatorë të rinj, me një sipërfaqe ngrohëse rreth 49 mijë metër katrorë më shumë se në sezonin e kaluar ngrohës”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, ky është sezoni i pestë, në përfundim të të cilit, për shkak të motit të ftohtë dhe me kërkesë të konsumatorëve, furnizimi me ngrohje ka vazhduar edhe për 12 ditë shtesë. /Telegrafi/