LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqet shorti, kjo është renditja e të gjitha partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 14 shkurtit

Tërhiqet shorti, kjo është renditja e të gjitha partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2020.

Pas tërheqjes së shortit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do ta ketë numrin 127 në fletëvotim.


Tërheqja e shortit nga LVV-ja/Foto: Ridvan Slivova

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta ketë numrin 132

Tërheqja e shortit nga LDK-ja/Foto: Ridvan Slivova

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta ketë numrin 134.

Tërheqja e shortit nga PDK-ja/Foto: Ridvan Slivova

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ta mbajë numrin 135,

Tërheqja e shortit nga AAK-ja/Foto: Ridvan Slivova

Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 121,

Tërheqja e shortit nga NISMA/Foto: Ridvan Slivova

Lista Serbe do ta ketë numrin 119.

Tërheqja e shortit nga Lista Serbe/Foto: Ridvan Slivova

Ndërkaq, partitë tjera mbajnë numrat: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 117, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 123, Lëvizja për Bashkëveprim 116, Koalicioni VAKAT 113, Subjekti Fjala 138, Nova Demokratska Stranka 131, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës 111, Srpski Demokratski Savez 118, Roman Iniciativa 124, Lista Serbe 119, Partia e Ashkalinjve për Integrim 130, etj.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u shpreh se KQZ është e përkushtuar që të siguroj një proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve.

“Mes sfidave të shumta KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetua dhe Ligji për Zgjedhjet. Dua ti garantoj të gjithë se se KQZ mbetet e përkushtuar në organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, tha Daka.

Ajo shtoi se subjektet politike kanë përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u bëri thirrje që të respektojnë ligjin. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori