LAJMI I FUNDIT:

I ftohti siberian kaplon Ballkanin dhe pjesën më të madhe të Evropës

I ftohti siberian kaplon Ballkanin dhe pjesën më të madhe të Evropës

Në malet e Bosnje e Hercegovinës u shënuan temperaturat më e ultë në Ballkan – minus 27 gradë Celsius.

Vala e të ftohtit pushtoi edhe brigjet e Detit Adriatik. Në qytetin kroat, në Split, temperatura e ajrit është minus shtatë gradë, që është temperatura më e ulët në 50 vitet e fundit. Rekordi paraprak është prej 23 janarit të vitit 1963, kur në Split janë matur minus nëntë gradë Celsius.


Për shkak të temperaturave të ulëta dhe stuhive të fuqishme, deri në gadishullin Shën Pjetri deti është ngrirë.

Në rajonin e Makarskës tashmë dita e tretë po frynë erë me shpejtësi prej 90 kilometrash në orë, ndërsa temperatura ka zbritur deri në minus shtatë gradë.

Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në Greqi. Në Selanik sot në mëngjes ishte minus shtatë gradë, ndërsa për nesër parashihet minus 10 gradë. Në Athinë temperatura është rreth zeros, ndërsa në pjesët veriore të vendit janë matur minus 15 gradë.

Në Turqi reshjet e borës e bllokuan Stambollin; rreth 500 fluturime ajrore janë anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa është ndërprerë edhe komunikacioni ujor. Për shkak të dukshmërisë së pamjaftueshme, sot është ndërprerë lëvizja e objekteve lundruese nëpër Bosfor. Gjatë natës, shtresa e borës në Stamboll arriti deri 40 centimetra dhe shkaktoi kaos nëpër rrugë.

Në Bullgari, në afërsi të kufirit me Turqinë janë gjetur trupat e dy emigrantëve ilegalë irakianë, të cilët janë ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta.

Vala e ftohtë i kaploi edhe Poloninë, Belgjikën dhe Italinë, ku ka edhe viktima në njerëz.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Poloni, të cilët vdiqën nga hipotermia prej 1 nëntorit u ngrit në 53, ndërsa në dy ditët e fundit vdiqën 10 persona. Në pjesë të caktuara të vendit temperatura e ajrit ka zbritur deri minus 20 gradë.

Së paku gjashtë persona të pastrehë vdiqën nga të ftohtit në Itali, ndërsa fluturimet janë rikahëzuar, rrugët janë mbyllur, ndërsa komunikacioni hekurudhor është ndërprerë.

Qytetarët e Moskës patën Krishtlindjet më të ftohta në 120 vitet e fundit, me ç’rast gjatë natës janë matur minus 30 gradë. Në Sankt Petersburg janë matur minus 24 gradë, ndërsa policia gjeti trupin e një burri, i cili ishte ngrirë gjatë natës.

Edhe Zvicra është kapluar nga i ftohti polar. Në Davos janë matur minus 19 gradë, ndërsa në Bernë minus 15,5 gradë.

Në Belgjikë humbi jetën një burrë pasi doli nga rruga për shkak të ngricave.

Në dy fshatra të Bavarisë mbrëmë temperatura zbriti deri minus 26 gradë, ndërsa në Berlin janë matur minus 15 gradë.

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori