LAJMI I FUNDIT:

Hit në internet: Tentuan të vjedhin birra në frigorifer, por pasoi “hakmarrja” e frigoriferit! (Video)

Hit në internet: Tentuan të vjedhin birra në frigorifer, por pasoi “hakmarrja” e frigoriferit! (Video)

Në Mirijevë të Serbisë, dy hajna janë përpjekur të thyejnë një frigorifer me birra gjatë natës, por kurrë nuk kishin besuar se frigoriferi do t’ua kthej me të njëjtën monedhë.

Fillimisht njëri prej tyre tenton të hapë frigoriferin, kurse tjetri i del para duke tentuar ta shkund me shpresë se do të hapet vetvetiu. Por pas disa sekondave pendohet për  veprimin e bërë, pasi me sa duket kishte hasur në një frigorifer të gabuar. Në fakt, në vend se të hapet frigoriferi bie mbi hajnin të cilin e nokauton, transmeton Telegrafi.


Por edhe përkundër goditjes që e pëson, hajni i shpëton lëndimeve të rënda duke ikur nga vendi i ngjarjes, pa e arritur qëllimin për të cilin kishte shkuar. /Telegrafi/


Kur vjedhja nuk shkon sipas planit:Frigoriferi… by randomvids2016