LAJMI I FUNDIT:

Tenton të vetëvritet me armën e policit (Video)

Tenton të vetëvritet me armën e policit (Video)

Një përleshje dramatike ka ndodhur në një stacion policor në Cincinnati të SHBA, ku një i dyshuar për vrasje ka tentuar t’i marrë armën policit për tu vetëvrarë.

Një video e postuar nga LiveLeak, shihet 23 vjeçari Thomas Robinson duke pritur për t’u marrë në pyetje për sulm me armë zjarri në 17 vjeçarin Reno Armstrong Jr, raporton Daily Mail, transmeton koha.net.


Në këtë video, Robinson shihet i lidhur në një karrige para se polici James Ball i afrohet për t’ia larguar prangat.

Pasi polici i liron dorën e majtë Robinsonit, ai e vështron atë, dhe e sheh se arma e policit është e lirë. Pastaj ai vërsulet për ta kapur atë, duke bërtitur “Më vrisni, Më vrisni”, pastaj dy policë të tjerë e kapin atë dhe e gjuajnë me armë elektrike.

Robinson është akuzuar për vrasje e pastaj edhe për sulm fizik në policë.