LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të vidhte dyqanet e kompanive celulare në Tiranë, arrestojet i riu

Tentoi të vidhte dyqanet e kompanive celulare në Tiranë, arrestojet i riu

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga të riun, i cili për dy ditë me radhë ka tentuar të grabisë dy dyqane kompanish celulare në kryeqytet.

Kujtojmë se 31-vjeçari i arrestuar arriti të grabiste me anë të një pistoletë çakmak një shumë parash në një dyqan te “Myslym Shyri”, por dështoi në tentativën e dytë.


Njoftimi i Policisë:

“Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Repeated”. Operacioni u finalizua pas një pune intensive hetimore nga Komisariatet e Policisë Nr. 2, Nr. 3, dhe Nr. 6, për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit në Tiranë, në 2 subjekte private.

Vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në dyqan tjetër në Kombinat, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. 31-vjeçari, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen veshjet të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimeve.

Shqipëri: Hyn në dyqan i armatosur, shitësja e guximshme e nxjerr jashtë
Lexo po ashtu Shqipëri: Hyn në dyqan i armatosur, shitësja e guximshme e nxjerr jashtë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2023, në një dyqan në rrugën “Mylsym Shyri”, ku një shtetas vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në një dyqan tjetër, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në këtë kuadër është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Repeated”, si rezultat i tij, pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Shefqet Musaraj”, u lokalizua dhe u arrestua shtetasi: P. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

31-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2023, në rrugën “Myslym Shyri”, ku u vodh një shumë parash, dhe i ngjarjes së ndodhur më datë 11.10.2023, në Kombinat, ku u tentua të vidhej në një dyqan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori