LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta sulmoj policin derisa ishte duke e kontrolluar, arrestohet i dyshyuari në Prishtinë

Tentoi ta sulmoj policin derisa ishte duke e kontrolluar, arrestohet i dyshyuari në Prishtinë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka tentuar ta sulmoj fizikisht zyrtarin policor i cili ishte duke  e kontrolluar në trup.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 21:59 në Prishtinë.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmoj fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke  e kontrolluar në trup”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/