LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta korruptonte policin me pesë euro – arrestohet shtetasi serb në Prizren

Tentoi ta korruptonte policin me pesë euro – arrestohet shtetasi serb në Prizren
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:30, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

“Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, shtetas serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashkë me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej 5 eurove. I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri”, thuhet në njoftim.


Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit Kujdestarë të njëjtit i është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 ore.

Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” Neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/