Kreatorja e njohur vendore, Yllka Brada, në bashkëpunim me artistët Jakup Ferri dhe Nik Mazrekaj, kanë sjellë një ekspozitë unike dhe tejet të veçantë në kuadër të “Etno Fest 2024”.
E titulluar “Ten Ten”, kjo ekspozitë ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve, duke shfaqur tapete dhe kreacione të punuara me dizajnin e famshëm rrjetë të “tenteneve” – punime artizanale të vjetra që dikur përgatiteshin për pajën e nusës.
Yllka Brada, e cila ka një përvojë të gjatë në botën e modës dhe artit, ka përdorur talentin e saj për të sjellë një qasje moderne ndaj këtyre punimeve tradicionale. Duke ndërthurur dizajnin bashkëkohor me elementet e trashëgimisë kulturore, Yllka ka krijuar veshje që ruajnë shpirtin e traditës, ndërsa u japin atyre një frymë të re dhe të freskët. Ekspozita “Ten Ten” paraqet një dialog mes të kaluarës dhe të tashmes, duke rikthyer në qendër të vëmendjes vlerat kulturore shqiptare.
E lumtur me suksesin e ekspozitës, Yllka ndau një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen e saj për mikpritjen që ka marrë “Ten Ten” në “Etno Fest”.
“Qëllimi i kësaj performance është të promovojë vlerat e kulturës shqiptare, të frymëzojë ndjenjën e identitetit dhe t’i spostojë kufijtë e zakonshëm të artit dhe traditës, duke e bërë atë më të aksesueshme dhe relevante për publikun e sotëm. Kjo performancë do të jetë një udhëtim përmes kohëve, duke lidhur të kaluarën me të tashmen dhe duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës sonë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e disa fotografive në Instagram.
Ekspozita “Ten Ten” nuk është vetëm një ekspozim i veprave të artit, por një bashkëpunim i ngushtë midis një ekipi të talentuar artistësh dhe profesionistësh të fushës. Muzika është realizuar nga Nik Mazrekaj – KASHEME, ndërsa për asistencën dhe bashkëpunimin ka kontribuar Anila Krasniqi.
Për makijazhin dhe flokët është përkujdesur Nora Hoti, ndërsa dritat janë realizuar nga Skender Latifi. Grafik Design-i është realizuar nga Arian Ahmeti, dhe për aranzhimin është përkujdesur Skender Xhukolli. Në performancë janë përfshirë Anila, Sara, Nora, Argita, dhe Alisa, të cilat kanë ndihmuar në sjelljen e kësaj eksperience unike për vizitorët e “Etno Fest 2024”.
“Ten Ten” ka pasur një jehonë të madhe dhe është pritur me shumë entuziazëm nga publiku, duke sjellë një frymë të re në festival dhe duke nxjerrë në pah rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në një botë në ndryshim të vazhdueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rita Ora dhe Eiza Gonzalez kishin veshje pothuajse identike në “Emmy Awards 2024”
Melania Trump mbron punën e saj të dikurshme si modele që pozonte nudo: A nuk mundemi më të vlerësojmë bukurinë e trupit njerëzor
Ajo ka luajtur në “Titanic”, ka një fëmijë me Clint Eastwood dhe është mike me Cher – por askush nuk e njeh me ndryshimin e ri
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
Albin Kurti viziton Sabri Fejzullahun në 77 vjetorin e lindjes, i dhuron atij çiftelinë a gravuar në filigram
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Vdes nëna e Mihrije Brahës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo