LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag nuk e toleron më Ronaldon – sjellja e tij në ndeshjen ndaj Vallecanos e arriti pikun

Ten Hag nuk e toleron më Ronaldon – sjellja e tij në ndeshjen ndaj Vallecanos e arriti pikun

Ronaldo luajti për herë të parë nën Erik ten Hag te Manchester United të dielën e kaluar. Ylli 37-vjeçar ka munguar në seancat e para stërvitore të përgatitjes për sezonin e ri dhe gjithashtu nuk ka shkuar në Azi dhe Australi për shkak të rrethanave familjare.

Portugezi dëshiron të largohet nga Mançesteri sepse dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. Klubi anglez luan në Ligën e Evropës. Edhe pse trajneri shpesh e bën të qartë se sulmuesi i tij nuk është në shitje, situata është ndryshe nga njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Kështu, Ronaldo luajti për United për herë të parë fundjavën e kaluar. Edhe pse Ten Hag tha se ka ende disa gjëra për t’i bërë.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Pesë herë fituesi i Topit të Artë luajti 45 minuta kundër Rayo Vallecanos. Ai vendosi të mos priste përfundimin e ndeshjes, duke u larguar gjatë pjesës së dytë.

Ten Hag tha për këtë sjellje në Viaplay: “Unë sigurisht që nuk e fal këtë. Kjo është e papranueshme. Për të gjithë”.

Ronaldo dhe Maguire, lojtarët më të abuzuar në Ligën Premier
Lexo po ashtu Ronaldo dhe Maguire, lojtarët më të abuzuar në Ligën Premier

Ai e kishte fjalën për disa lojtarë që u larguan herët nga stadiumi, më specifikisht për Ronaldon që duket se e do me ngulm largimin nga Unitedi.

Ten Hag do të nisë sezonin e ri të dielën më 7 gusht, kur Unitedi takohet me Brightonin në “Old Trafford”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori