LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag ia futi ‘frikën në palcë’ lojtarit të Man United me bërtitmat e tij

Ten Hag ia futi ‘frikën në palcë’ lojtarit të Man United me bërtitmat e tij

Tifozët e Manchester United kanë mbetur të befasuar nga reagimi i ashpër i Erik ten Hag në fitoren 2-1 të Manchester United ndaj Sheffield United.

Djajtë e Kuq kaluan në epërsi përmes Scott McTominay, i cili vazhdoi formën e tij fantastike të shënimit.


Por, ai e pa veten të kalonte nga heroi në një fytyrë tragjike në ato momente, pasi luajti me dorë brenda zonës, me penalltinë e realizuar nga Oli McBurnie në minutën e 34-të.

Manchester United me shumë vështirësi fiton si mysafir ndaj Sheffield United
Lexo po ashtu Manchester United me shumë vështirësi fiton si mysafir ndaj Sheffield United

Një gol i mrekullueshëm i Diogo Dalot në minutën e 78-të ishte i mjaftueshëm që Djajtë e Kuq të largoheshin nga South Yorkshire me të tri pikët, pasi shënuan dy fitore në Ligën Premier nga dy të fundit.

Ten Hag ishte qartësisht i acaruar në fushë, pasi ai dëshpërimisht donte që skuadra e tij të mbante tri pikët.

Tifozët nuk mund të mos e vunë re zhgënjimin e holandezit dhe shkuan në X (Ish-Tëitter) për të vënë në dukje se trajneri e humbi kontrollin me një lojtar – megjithëse është e paqartë se kë po veçonte.

Graham Potter mund të marrë drejtimin e Man United, por me dy kushte
Lexo po ashtu Graham Potter mund të marrë drejtimin e Man United, por me dy kushte

Një fans shkroi: “Ten Hag po humbet kontrollin e tij dhe unë jam i befasuar” ndërsa postoi një video të trajnerit të acaruar.

Një tjetër tifoz shkroi: “Unë nuk mund të besoj se kjo është mënyra se si Ten Hag dëshiron që ne të luajmë. Ai duhet të nxehet çdo ndeshje duke parë taktikat e tij që nuk ndiqen javë pas jave. Mirë që ai tashmë është tullac!”.

Një fans i tretë postoi: “Pamja e një njeriu, puna e të cilit është në rrezik”.

Ndërsa një i katërti shkroi: “Për herë të parë e kam parë të humbasë kontrollin”. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për ta parë videon

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori