LAJMI I FUNDIT:

Graham Potter mund të marrë drejtimin e Man United, por me dy kushte

Graham Potter mund të marrë drejtimin e Man United, por me dy kushte

Manchester United po kalon nëpër një formë të luhatshme këtë sezon, andaj pozita e Ten Hag në krye të stolit ka filluar të lëkundet.

Gazetari Alan Nixon ka raportuar se Graham Potter mund të kthehet përsëri të drejtojë një ekip kësaj radhe duke marrë timonin e Man United.


Anglezi i cili pak kohë më parë u shkarkua nga Chelsea për shkak të mungesës së rezultateve, aktualisht po pret një ofertë nga Napoli, me kampionët e Serisë A që e kanë atë në listën e ngushtë në rast se shkarkojnë Rudi Garcian.

Por ka gjithashtu një shans që 48-vjeçari të marrë drejtimin e Man United. Që kjo të ndodhë, duhet të ndodhin dy gjëra. Së pari, familja e pronarëve aktualë Glazers duhet të pranojë një ofertë nga Sir Jim Ratcliff për të blerë aksione në klub; së dyti, ekipi i përbashkët Glazers/ Ratcliffe duhet të vendosë të shkarkojë Erik ten Hag.

Nëse ata vendosin të ndajnë rrugët me holandezin, Ratcliffe i ka sytë te Potter si zëvendësues.

48-vjeçari gjatë tërë karrierës së tij si trajner ka drejtuar klube vetëm në Ligën Premier, teksa bujë të madhe ka bërë gjatë kohës kur ishte në krye të Brightonit, kryesisht për shkak të futbollit sulmues që aplikonte.

Tani mbetet të shihet nëse Manchester United arrin të vazhdojë me rezultate të kënaqshme, në rast se ata nuk arrijnë një rrugëdalje nga situate aktuale, Potter është në pritje të një telefonate./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori