LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag i bindur se ka të ardhme te United: Jemi në rrugën e duhur

Ten Hag i bindur se ka të ardhme te United: Jemi në rrugën e duhur

Ka vite që nuk ndodh që Manchester United të pësoj 17 humbje brenda një sezoni në të gjitha garat, por Djajtë e Kuq e kanë arritur këtë këtë edicion.

Djajtë e Kuq janë mposhtur 12 herë në Ligën Premier, katër herë në Ligën e Kampionëve dhe njëherë tjetër në EFL Cup, duke kompletuar 17 disfata brenda një sezonit.


Megjithatë trajneri holandez Erik ten Hag është i bindur se ka të ardhme në Old Traford.

Ten Hag i hapur për të marrë një rol të ri tek Man Utd, pasi u zbulua klauzola 'e fshehur' e kontratës
Lexo po ashtu Ten Hag i hapur për të marrë një rol të ri tek Man Utd, pasi u zbulua klauzola 'e fshehur' e kontratës

“Nuk kam asnjë dyshim për të ardhmen time”, tha Erik ten Hag për Sky Sports në një intervistë të fundit.

“Unë jam duke u fokusuar vetëm në punën time, duke u fokusuar në këtë proces, në këtë projekt. Më pëlqen shumë të jem këtu në Manchester, po e shijoj atë. Për mua, është një sfidë”, tha Ten Hag.

“Nuk do të shkojë gjithmonë në mënyrën e duhur, nuk do të shkojë gjithmonë rezultatet ashtu siç kemi dashur, por jam i sigurt se jemi në drejtimin e duhur dhe ne do të arrijmë atje ku duam të jemi”, përfundoi trajneri holandez.

Dy ndeshjet e Man Utd këtë sezon që kanë lëkundur pozitën e Ten Hagut si trajner
Lexo po ashtu Dy ndeshjet e Man Utd këtë sezon që kanë lëkundur pozitën e Ten Hagut si trajner

Dyshimet janë intensifikuar për të ardhmen e Ten Hag pas humbjes 4-3 ndaj Chelsea në mesjavë.

Megjithatë, aktualisht, puna e Ten Hag nuk besohet të jetë në rrezik të menjëhershëm pasi nuk ka alternativa të mundshme për ta zëvendësuar atë tani. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori