LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag i hapur për të marrë një rol të ri tek Man Utd, pasi u zbulua klauzola ‘e fshehur’ e kontratës

Ten Hag i hapur për të marrë një rol të ri tek Man Utd, pasi u zbulua klauzola ‘e fshehur’ e kontratës

Erik Ten Hag raportohet se është i hapur për të marrë një rol të ri tek Manchester United, teksa detaje të një klauzole speciale të kontratës së tij janë zbuluar.

Teksa sezoni i tij i dytë tek Manchester United po shkon drejt fundit, presioni mbi supet e teknikut holandez po vazhdon të rritet.


Mbrëmjen e së enjtes, United pësoi dy gola në minutat e fundit të takimit, duke humbur ndeshjen ndaj Chelseat me rezultat 4-3.

“Djajtë e Kuq” tashmë kanë humbur 12 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon dhe momentalisht renditen në pozitën e gjashtë në tabelë.

Man United ka vendosur një rekord të padëshiruar në Ligën Premier i cili mund të mos thyhet kurrë
Lexo po ashtu Man United ka vendosur një rekord të padëshiruar në Ligën Premier i cili mund të mos thyhet kurrë

Sipas mediumit anglez The Athletic, Ten Hag do të ishte i hapur që të vazhdonte si trajner i United në vazhdim, mirëpo është raportuar se në bazë të një klauzole të fshehur në kontratën e tij, holandezi mund të humbasë të drejtën e vetos që ka mbi transferimet në kontratën e tij.

Rekrutimi i lojtarëve të rinj në “Old Trafford” ka qenë një përpjekje e vazhdueshme e bordit të klubit, që prej emërimit të Ten Hag në 2022.

Megjithatë, humbja e fuqisë së vetos mund të mos ndryshojë aq shumë gjërat. Për shembull, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk ka të drejtën e vetos në kontratën e tij me Cityn, por transferimet nuk bëhen pa miratimin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori