LAJMI I FUNDIT:

Dy ndeshjet e Man Utd këtë sezon që kanë lëkundur pozitën e Ten Hagut si trajner

Dy ndeshjet e Man Utd këtë sezon që kanë lëkundur pozitën e Ten Hagut si trajner

Dy rezultate të dobëta që ka marrë Manchester United këtë sezon, nuk janë pritur aspak mirë nga aksionari i ri Sir Jim Ratcliffe sipas raportimeve të fundit.

Të shtunën, United bëri një paraqitje të dobët në barazimin me rezultat 1-1 ndaj Brentfordit. Të besuarit e Ten Hag u dominuan për pjesën më të madhe të ndeshjes nga kundërshtari i cili po rrezikon rënien nga elita këtë sezon.


Teksa dukej se ata do të ‘rrëmbenin’ fitoren falë një goli të Mason Mount në minutat shtesë të takimit, Brentfordi barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar në minutën e 99-të nga Kristofer Ajer.

Sipas asaj që raporton The Telegraph, ky barazim është në mesin e dy ndeshjeve që nuk janë pritur aspak mirë nga aksionari i ri Ratcliffe dhe ekipi i tij Ineos.

Ndeshja tjetër sipas raportit është humbja e “Djajve të Kuq” me rezultat 2-1 ndaj Fulhamit në shtëpi rreth pesë javë më parë.

Nëse shkarkohet nga Man United, tri klube presin menjëherë angazhimin e Ten Hag
Lexo po ashtu Nëse shkarkohet nga Man United, tri klube presin menjëherë angazhimin e Ten Hag

E ardhmja e Ten Hag ka qenë objekt spekulimesh që prej se Ratcliffe mori ‘frenat’ e operacioneve të futbollit në “Old Trafford” gjatë muajit shkurt, ku u raportua se përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, do të jetë zëvendësuesi i tij në stol.

Javën e kaluar tekniku holandez insistoi se ai është mësuar me spekulimet rreth punës së tij, duke shtuar se është pjesë e asaj kur menaxhon një klub të madh.

“Kur je duke punuar tek Manchester United, do të ketë gjithmonë zhurmë dhe thashetheme rreth klubit, ekipit, trajnerit, lojtarëve, do të ketë gjithmonë probleme”, ishte shprehur Ten Hag./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori