LAJMI I FUNDIT:

“Si të qëndrosh në krye dhe ta ruash ekuilibrin”, rrëfehet psikologia e VIP-ave Antigona Qenaj – Sejdiu

“Si të qëndrosh në krye dhe ta ruash ekuilibrin”, rrëfehet psikologia e VIP-ave Antigona Qenaj – Sejdiu

Antigona Qenaj – Sejdiu, një psikologe e njohur për punën e saj me klientelën VIP, zbulon sfidat dhe të arriturat e saj në fushën e psikologjisë klinike gjatë më shumë se dhjetë viteve të karrierës.

Ajo ka folur për ndikimin e medias në rritjen e vetëdijes për shëndetin mendor si dhe për rolin e saj në Big Brother VIP Kosova, ku analizon karakteret e banorëve.


Në intervistën me Telegrafin, psikologia e njohur flet gjithashtu mbi menaxhimin e famës nga personazhet publike dhe sfidat me të cilat përballen.

Antigona Qenaj – Sejdiu (Foto: Instagram)

Antigona shprehet për vitin 2023, sfidat personale dhe qëndrueshmërinë e saj nëpër to dhe mbyll rrëfimin me një mesazh inkurajues.

Intervista e plotë:

Telegrafi: Tashmë ushtroni profesionin që shumë vite, por së fundmi jeni cilësuar si psikologia e VIP-ave? Nga nisi kjo?

Antiona Qenaj – Sejdiu: Po tashmë janë bërë më shumë se 10 vite prej që ushtrij profesionin si Psikologe Klinike dhe përveq punës me klient jam munduat që në mënyrë të vazhdueshme të jap edhe kontributin tim në informimin e publikut për rolin e psikologut dhe problematikat e ndryshme psikoligjike me të cilat ballafaqohemi. Këtë e kam bërë me një bashkëpunim të jashtzakonshëm me pothuajse të gjitha mediat në Kosovë të cilat kanë dhënë një kontribut shumë të madh në këtë aspekt. Gjithqka është bërë falë vullnetit tim dhe të gazetarëve në shërbim të kontributit për shëndetin mendor. Me ç’rast publikisht u jam falenderuese mediave dhe gazetarëve për një kontribut të madh mbi vetëdijësimin e publikut në gjithqka qe ka të bëjë me shëndetin mendor.
Ky angazhim i imi në media ka bërë që shumë njerëz të kenë mundësinë të më njohin më lehtë dhe të kenë mundsinë të kërkojnë ndihmën time profesionale. Në këtë formë, edhe shumë fytyra publike kanë fillu me marrë shërbime psikologjike. Pastaj, Ambienti i punës që ofroj, e mbi të gjitha qasja psikoterapeutike që ofroj gjatë trajtimit ka bërë që klientët gjithmonë kanë referuar raste të tjera të njerëzve që kanë njohur. E kështu ndër vite numri i klientëve që kam trajtuar është rritur në mijëra klient e ndër ta edhe shumë personazhe publike apo VIP. Ka prej tyre që kanë deklaru publikisht që janë ndarë të kënaqur me shërbimin dhe kanë dashur të japin një kontribut edhe ata tek publiku për heqjen e stigmës mbi problemet e shëndetit mendor dhe më kanë rekomanduar nga përvoja personale. Kështu, filluan edhe të më quajnë psikologia e VIP-ve por më fuhet të them se unë nuk bëj dallime tek klientët e mijë. Për mua secili klient është njejtë i rëndësishëm dhe trajtohet si një “VIP” në kuptimin e trajtimeve që ofroj. Angazhimi im në Big Talk për të analizuar karaketeret dhe sjelljet e banorëve të Big Brother e ka fuqizuar edhe më shumë këtë cilësim si Psikologia e VIP-ave.

Antigona Qenaj – Sejdiu (Foto: Screenshot/Instagram)

Telegrafi: Antigona Qenaj, një emër që po vazhdon komentimin edhe në edicion të dytë të Big Brother VIP Kosova? Si i shihni banorët?

Antiona Qenaj – Sejdiu: Po, banorët në Big Brother i shoh si lojëtarë që janë futur në një lojë televizive Reality Show, dhe ata duhet të luajnë fuqishëm në mënyrat e veta përmes shpërfaqjes së tipareve të personalitetit dhe karakterit të tyre. Publiku zgjedh se cilat personalitete pëlqen më shumë dhe këtë e vendos përmes votimit.

Të gjitha lajmet nga Antigona Qenaj-Sejdiu
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Antigona Qenaj-Sejdiu

Telegrafi: A ndikon mbyllja në lojën e tyre dhe në transformimin si person? Cilat janë ndoshta ato gjërat që e bëjnë të dalin nga vetja?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Po, në fakt loja është shumë e ashpër sepse presioni që ata i vendosin vetes për të fituar çmimin e madh, presioni që vjen nga publiku, nga të qenurit i mbyllur dhe izoluar nga bota për disa muaj, si dhe lufta me personazhe të ndryshme bëjnë që gjithqka të përjetohet si një “luftë” e ashpër psikologjike. Natyrisht në fund fiton ai që ka qenë më i fortë, më i qëndrueshëm dhe që ka ditur më së miri të luftoj.

Telegrafi: Mendoni se formatet e tilla e kanë të nevojshme të kenë nga një psikolog, në mënyrë që të konsultohen me të?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Në çdo format të tillë duhet patjetër të ketë psikolog sepse roli i psikologut është i patjetërsueshëm duke marrë parasysh “luftën psikologjike” që ndodhë brenda, dhe nevojën e madhe që kanë banorët për të sqaruar mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e tyre.

Telegrafi: Çështja e shëndetit mendor është një temë që diskutohet shumë edhe brenda? Si mund të kontrollohet kjo pjesë?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Shëndeti mendor është i rëndësishëm në çdo ambient, e natytisht edhe brenda shtëpisë së big brother, sidomos është me rëndësi që mesazhet mbi shëndetin mendor mos të jenë stigmatizimi dhe paragjykimi i problemeve të shëndetit mendor por përkundrazi të japim mesazhe normalizuese, vetëdijësuese dhe mbështetëse.

Telegrafi: Ka ndonjë fytyrë publike që të ka kontaktuar për t’u këshilluar, jashtë reality shou-t?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Po, e përmenda më lartë që shumë fytyrat publike kanë marrë shërbime psikoligjike tek unë. Natyrisht konfidencialiteti mbetet gjithmonë i paprekshëm në të gjitha rastet edhe pse disa prej tyre e kanë thënë vetë hapur në publik unë asnjëherë nuk e them asnjërin me emër as edhe te këto raste.

Telegrafi: Sa është e vështirë për artistët që ta menaxhojnë famën? Me çfarë përballen më së shumti? Si e përkufizon këtë pjesë?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Nuk është e lehtë të jesh person publik. Të gjithë e duan famën por në të njejtën kohë kanë edhe nevojën për jetë private. T’i kërkosh të dyja këto është gati e pamundur dhe gjetja e balancave në këtë aspekt është një prej gjërave që shkakton probleme në jetën e personave publik. Gjithashtu stresi është i madh edhe në aspektin e pritjeve që publiku ka dhe mundësive që personi publik ka për me i përmbush keto pritje. Por, edhe çrregullimi i rutinave të gjumit, aktivitetit fizik, ushqimit dhe jetës socialr që ndodhë si pasojë e profesionit që ata kanë janë shpesh shkaktarë të problemeve psikologjike me të cilat ballafaqohen.

Telegrafi: Si psikologe, ndonjë këshillë që do ua jepje VIP-ave?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Këshillë për VIP-at: pa marrë parasysh profesionin, dhe gjithçka që lidhet me profesionin e juaj dhe dëshirat për të qëndruar në maja të suksesit mos harroni VETEN tuaj dhe kujdesuni për shëndetin tuaj mendor. Vetëm kështu mund të arrini aty ku dëshironi.

Telegrafi: Si ka qenë viti 2023 për Antigonën dhe çfarë presim nga ju në vitin e ri?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Ka qenë kryesisht vit i suksesshëm, me shumë angazhim, me shumë dinamika. Natyrisht ka pas edhe sfida madje edhe sfida jo fort të lehta por që asnjë moment nuk jam dorëzu dhe kam vazhdu të ec nëpër secilin sukses dhe nëpër secilën sfidë, duke e ruajtur qetësinë, durimin, besimin dhe duke e gjetur forcën dhe mbështetjen tek vetja dhe njerëzit e mi të afërt.

Antigona Qenaj – Sejdiu (Foto: Screenshot/Instagram

Telegrafi: Një mesazh që do e ndaje me të gjithë lexuesit e portalit Telegrafi?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Mesazhi për të gjithë lexuesit: kujdesuni shumë për veten, mos u dorzoni asnjëherë por merreni me qetësi, durim dhe besim çdo situatë. Uroj të keni shëndet dhe qetësi shpirtërore në vitin që po vjen. /Telegrafi/

Antigona Qenaj – Sejdiu (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Kalo në kategori