Televizioni izraelit u kërkoi falje grupit përfaqësues kroat në Eurovision pas komenteve tallëse

Televizioni izraelit KAN u ka kërkuar falje grupit përfaqësues kroat në Eurovision, Lelek, pasi ky i fundit postoi një koment në rrjetet sociale në lidhje me performancën e tyre, të cilën e perceptuan si tallje të kulturës së tyre, mesazhit të këngës dhe vuajtjeve të grave katolike të shtypura, raporton Index.hr.
"Nuk ka qenë kurrë qëllimi ynë të ofendojmë delegacionin kroat ose publikun kroat. Kërkojmë ndjesë për postimin dhe do t'ia përcjellim këtë ndjesë kreut të delegacionit kroat", tha televizioni izraelit, duke shtuar se e kishin hequr postimin kontrovers.
Transmetuesi publik izraelit, publikoi një fjali në hebraisht së bashku me një regjistrim të performancës së grupit që përkthehet si: "Kur e tepron me tatuazhet me këna në Eilat (një qytet turistik në Detin e Kuq, red.)", ndërsa mbishkrimi shkruante: "Po e teprojnë vërtet". Komenti i referohej paraqitjes në skenë të interpretuesve, por grupi Lelek e mori atë si një nënçmim të simbolizmit të performancës së tyre.
KAN immediately removed the post. It was never our intention to offend the Croatian delegation or the Croatian public. We apologize for the publication and will also convey this apology to the Head of the Croatian delegation
— כאן (@kann) May 13, 2026
Lelek më pas reagoi duke ndarë një ‘srenshot’ të postimit të transmetuesit izraelit në Instagram.
"U shqetësuam nga komentet e televizionit izraelit KAN, në të cilat ata tallën kulturën tonë dhe viktimat e grave katolike të shtypura. Është veçanërisht shqetësuese të tallosh gratë që këndojnë për dhimbjen dhe vuajtjet e grave, ndërkohë që tregojnë një mungesë të plotë empatie dhe respekti për vuajtjet e të tjerëve", shkruan ata.
Ndryshe, grupi Lelek është kualifikuar për në finalen e madhe të Eurovisionit.






























































