Motra e Gjestit i jep fund beqarisë, Blerina kurorëzon dashurinë me partnerin

Blerina, motra e Gjestit, ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, duke i dhënë fund beqarisë.
Çifti ka zhvilluar ceremoninë e martesës në komunë, ndërsa momentet nga kjo ditë e veçantë janë bërë publike përmes një videoje në TikTok.
Në pamjet e publikuara, Blerina shfaqet pranë partnerit të saj gjatë ceremonisë, teksa të dy duken të lumtur në këtë moment të rëndësishëm për ta.
Fejesa e çiftit ishte bërë e ditur më 30 prill, ndërsa Blerina kishte ndarë herë pas here me ndjekësit momente nga lidhja dhe jeta e saj krah partnerit.
Tashmë, çifti ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm, duke e zyrtarizuar lidhjen e tyre përmes martesës.
Pamjet nga ceremonia kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë uruar çiftin për këtë kapitull të ri në jetën e tyre. /Telegrafi/















































