LAJMI I FUNDIT:

Telekomi do të gjobitet nëse nuk implementohet kodi +383 deri në fund të tetorit

Telekomi do të gjobitet nëse nuk implementohet kodi +383 deri në fund të tetorit

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi ka deklaruar se implementimin e kodit telefonik shtetëror +383 për Republikën e Kosovës, e kanë shtyrë deri më 31 tetor për shkak të krizave të vazhdueshme që ka pasur Telekomi i Kosovës.

Përkundër faktit që afati fillestar i paraparë për implementimin e kodit telefonik shtetëror +383 për Republikën e Kosovës ka qenë 1 qershori i këtij viti, Gashi, tha se janë dëshmitarë se Telekomi i Kosovës ka kaluar në disa kriza dhe ndryshime të vazhdueshme, sidomos në vitin e fundit dhe si rezultat i kësaj, ai tha se disa nga projektet me rëndësi e posaçërisht projekti i kodit ka mbetur mbrapa, raporton KP.


Për këtë ai tha se e kanë mirëkuptuar Telekomin dhe e kanë shtyrë afatin deri më 31 tetor të këtij viti.

Sipas tij, në qoftë se edhe deri më këtë datë kjo ndërmarrje publike nuk është e përgatitur, do gjobitet në bazë të ligjeve në fuqi.

“Ne jemi munduar ta mirëkuptojmë maksimalisht operatorin publik, Telekomin e Kosovës, i cili ka aktualisht rreth 56 për qind të tregut në Kosovë dhe i kemi ofruar një afat shtesë brenda, të cilit ata do të mund të implementojnë plotësisht kodin +383, që është deri më datën 31 tetor 2018. Për arsye jo të ngjashme edhe operatori tjetër, IPKO ka kërkuar që të ketë një shtyrje të përdorimit të kodit +386… 31 tetori është një afat optimal dhe në rast se ka kërkesa për shtyrje tjera, atëherë Bordi i ARKP do të zgjidhë një nga dy mundësitë që ka pasur edhe tani, ose ta dënoj ndonjë nga operatorët dhe të kërkoj menjëherë implementimin e tij, ose të shtyjë afatin për një kohë të caktuar. Ne kemi përdorur njërën mundësi tashmë për shtyrje dhe ka mbetur mundësia tjetër më 31 tetor që do të thotë se në raste se nuk implementimet kodi deri më datën 31 tetor, do të pasojnë penalltitë që janë t ë përcaktuara në bazë të ligjit për komunikimet elektronike postare”, ka theksuar ai.

Gashi ka shtuar se në rast se implementohet kodi +383, është në të mirën e operatorëve të telefonisë në Kosovë, dhe sipas tij, çdo vonesë e implementimit të kodit shtetëror shkon pikërisht në dëmë ekonomik të vet operatorëve dhe po ashtu në dëmë të imazhit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori