Ka tashmë një kohë që Telekomi i Kosovës po përballet me rrezikun e falimentimit. Por, përfaqësues e kësaj kompanie thonë se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë falimentimin dhe se borxhi prej më shumë se 25 milionë eurosh, që Telekomi i ka kompanisë Z-Mobile, do të negociohet për të gjetur një zgjidhje për t’u paguar.
Pasi që ka fituar rastin në gjykatë, kompania Z-Mobile ka nisur procedurat e përmbarimit, që nënkupton mbylljen e llogarive bankare të Telekomit të Kosovës deri në inkasimin e mjeteve apo borxhit prej mbi 25 milionë euro.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, bëri të ditur se janë njoftuar nga kompania Z-Mobile që kanë nisur procedurat e përmbarimit, por që sipas tij, në këtë gjendje në të cilën është Telekomi, gjasat janë minimale për të kryer një transaksion të vlerës prej mbi 25 milionë euro.
Ai thotë se ka kërkuar që kjo pagesë të bëhet me këste nga 300 mijë euro në muaj, me mundësi të rritjes së vlerës, gjë e cila nuk është pranuar nga kompania Z-Mobile.
“Ne jemi në fazën e negociatave në mirëbesim me kompaninë Z-Mobile. Unë mund të them se është një vendim i ngutshëm i kompanisë Z-Mobile, pasi që rrezikon me mbylljen e llogarive komplet të Telekomit dhe rrezikon 300 mijë konsumatorë të tyre. Ne jemi duke punuar dhe besoj që në ditët në vazhdim në procesin që do të zhvillojmë, do të vijnë ditë të mira për Telekomin”, thotë Istrefi.
Telekomi i Kosovës dhe kompania Z-Mobile në vazhdimësi kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me një kontratë të nënshkruar 10 vjet më parë, kontratë kjo e cila i kishte mundësuar kompanisë Z-Mobile të ishte operator virtual i telefonisë mobile Vala.
Mospajtimet mes palëve kishin nisur kur Z-Mobile kërkoi numeracion shtesë. Çështja kishte shkuar në Arbitrazh dhe më pas Gjykata e Prishtinës kishte vendosur në favor të kompanisë Z-Mobile.
Ndërkohë, për dëmin e shkaktuar, Telekomi obligohej t’i jepte numeracion shtesë Z-Mobile, t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G dhe të paguante një gjobë prej mbi 25 milionë eurosh në emër të shpagimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së arbitrazhit.
Në Z-Mobile ndërkohë nuk deklarohen rreth këtij kontesti.
Bedri Istrefi thotë se pasojat do të jenë shumë të mëdha në rast të falimentimit të Telekomit të Kosovës dhe se sipas tij, Telekomi ka angazhuar ekspertë ligjorë ndërkombëtarë për këtë çështje dhe se falimentimi, sipas tij, nuk do të ndodhë.
“Nuk ka mundësi të vjen deri te mbyllja e llogarive bankare të Telekomit. Ne kemi marrë ekspertë të jashtëm ligjorë që do të mbrojnë në këtë rast Telekomin e Kosovës dhe ligjet aktuale që janë në fuqi, nuk e lejojnë një gjë të tillë”, thotë Istrefi.
Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës, e cila është aksionare 100 për qind e Telekomit të Kosovës, që të mobilizohet dhe të ketë një vëmendje të veçantë ndaj kësaj çështje.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në vazhdimësi është deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do të paguajë borxhin e Telekomit të Kosovës dhe se kishte kërkuar nga udhëheqësit e kompanisë që të gjejnë zgjidhje.
Ndërkohë një ditë më parë i pyetur nga gazetarët për rastin e procedurave të përmbarimit, Haradinaj ka theksuar se borxhi është vështirë i shmangshëm dhe se deri më tani është dashur të shfrytëzohen mundësitë që të paguhet.
Në anën tjetër, Lamih Balaj kryetar i Sindikatës së Postës dhe Telekomit të Kosovës, thotë se punëtorët janë të shqetësuar për gjendjen e krijuar dhe se kërkohet zgjidhje e shpejtë.
“Qeveria në asnjë mënyrë nuk guxon të tërhiqet nga kjo çështje, pasi që është aksionare e Telekomit të Kosovës. Është e papranueshme nëse dikush tenton t’i bllokojë llogaritë e ndërmarrjes publike. Do të ketë pasoja sociale. Institucionet e Kosovës duhet ta zgjidhin këtë problem”, thotë Balaj.
Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.
Kjo kompani ka përafërsisht 2400 punonjës, kurse paga mesatare, llogaritet të jetë mbi 730 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp