LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia që revolucionon sportin: Dhomat hiperbarike po ndihmojnë yjet të shërohen më shpejt, të flenë më mirë dhe të performojnë në kulmin e tyre

Teknologjia që revolucionon sportin: Dhomat hiperbarike po ndihmojnë yjet të shërohen më shpejt, të flenë më mirë dhe të performojnë në kulmin e tyre

Suksesi është në mendjen e çdo sportisti, si ata profesional dhe ata që janë më amator, por që për të arritur këtë fjalë magjike, duhet shumë punë, pasi natyrisht se ka edhe shumë dshtime. Kjo është arsyeja pse yjet më të mirë, në mesin e tyre është edhe Vinicius Junior – që janë kaq të etur për të ngritur nivelin e lojës së tyre.

Ylli i Real Madridit u fotografua duke bërë një rikuperim pas triumfit në finalen e Kupën e Mbretit ndaj Osasuna në fundjavën që shëkoi. Ai kalon 90 minuta brenda dhomës pas çdo ndeshje dhe nuk është çudi pse.

Dhomat e terapisë me oksigjen hiperbarik (HBOT) – të cilat mund të kushtojnë deri në 100,000 euro – rrisin presionin e ajrit brenda pajisjes, duke detyruar mushkëritë e përdoruesit të mbledhin deri në 15 herë më shumë oksigjen.

Vinicius Junior u bë ylli i fundit i sportit që tregoi përdorimin e tyre të dhomave hiperbarike

Ato shihen kryesisht si një mënyrë për të përshpejtuar rikuperimin nga lëndimi ose ënjtja – por ato gjithashtu ndihmojnë për të siguruar që një yll sporti po performon në krye të lojës së tyre gjithashtu.

Rritja e qarkullimit dhe oksigjenimi i gjakut mund të çojë në performancë të përmirësuar fizike, ndërsa nivelet e shtuara të oksigjenit në inde dhe qeliza sjellin gjithashtu energji të shtuar, me lodhjen pas performancës reduktuar ndjeshëm, siç përshkruhet nga Rehab Mart.

Dhomat HBOT janë të njohura për rindërtimin e shpejtë të muskujve pas rifurnizimit të trupit me oksigjen dhe stimulimit të çlirimit të qelizave staminale, të cilat mund të ndihmojnë në riparimin e indeve të dëmtuara dhe uljen e inflamacionit në trup.

Kontratat më fitimprurëse në sportet botërore - diferencë e madhe mes tyre
Lexo po ashtu Kontratat më fitimprurëse në sportet botërore - diferencë e madhe mes tyre

Ai gjithashtu mund të nxisë krijimin e qelizave të bardha të gjakut – duke shmangur kërcënimin e infeksionit dhe sëmundjes. Kjo është përgjigja natyrore mbrojtëse e trupit dhe fluksi i oksigjenit nga dhoma do të zvogëlojë mundësinë që një sportist të dëmtojë veten, duke përfshirë reduktimin e ënjtjes dhe dhimbjes.

E njëjta rritje e oksigjenit furnizon gjithashtu trurin – duke ndezur prodhimin e energjisë dhe duke zgjuar neuronet joaktive – duke i lejuar sportistët të mendojnë më shpejt dhe më qartë në situata nën presion.

Dhe me tronditjen dhe lëndimet e trurit një shqetësim në rritje në sportet e nivelit të lartë si futbolli, NFL dhe regbi, hulumtimi ka zbuluar se HBOT është një trajtim efektiv për tronditjen dhe lëndimet traumatike të trurit (TBI).

Teknologjia është përshkruar si një 'ndryshues i lojës' që lejon atletët të rikuperohen më shpejt

Mbi të gjitha, sportistët që përdorin dhoma hiperbarike kanë gjithashtu më shumë gjasa të flenë më mirë gjatë natës. Besohet se terapia ndihmon trurin “të fiket” gjatë natës dhe të krijojë gjumin e thellë dhe rigjenerues. Gjumi më i mirë çon në rikuperim më të mirë, gjë që çon në performancë më të mirë.

Me paraqitje më të mira dhe më pak lodhje, është e natyrshme që atletët do të korrin përfitimet – prandaj besohet se të gjithë si LeBron James, Michael Phelps, Tiger Woods, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo kanë përfituar prej pajisjes gjatë karrierës së tyre.

DHOMAT E OXYGJENIT: PËRFITIMET KYÇE

Performanca e rritur

Energji e shtuar

Kohë më të shpejtë rikuperimi

Zvogëlon ënjtjen dhe dhimbjen

Qartësi mendore më e mprehtë

Trajton tronditjen dhe lëndimet e trurit

Përmirëson gjumin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori