LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia mjekësore më bashkëkohore në një vend – “Acibadem Sisitina” me qendër ku zbulohen të gjitha sëmundjet në fazën e hershme

Teknologjia mjekësore më bashkëkohore në një vend – “Acibadem Sisitina” me qendër ku zbulohen të gjitha sëmundjet në fazën e hershme

Diagnostifikimi i shpejtë dhe i saktë i të gjitha sëmundjeve, incizim me cilësi dhe rezolucion me cilësi të lartë, dozë minimale e rrezatimit, kohë e shkurtuar e incizimit dhe komoditet për pacientin – janë avantazhet kryesore të teknologjisë mjekësore me të cilën disponon Spitali Klinik “Acibadem Sistina”.

Me investim prej mbi 20 milionë euro që nga hapja deri sot, spitali ka krijuar qendrën më moderne për incizim në rajon, me teknologjinë mjekësore më bashkëkohore, e cila përdoret edhe në spitalet më të mëdha, siç janë John Hopkins, CCS Paris, King’s College Hospital London.

Kjo Qendër ka 24 aparate mjekësore të sofistikuara për zbatim të përgjithshëm dhe të specializuar. Në Qendër punon ekip profesional i radiologëve dhe mjekëve nga të gjitha fushat, si dhe teknik të trajnuar për të punuar me aparate mjekësore, që është me rëndësi të veçantë për dorëzimin e incizimeve cilësore dhe analizën e tyre profesionale.

Me investimin e fundit në teknologjinë mjekësore me vlerë 3 milion euro, spitali edhe një herë ka provuar se investon në zhvillimin e qendrës së incizimeve dhe vazhdimisht është në një hap me përparimet e fundit në mjekësi. E gjithë pajisja është prokuruar nga prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve mjekësore “GE Healthcare”, me të cilin spitali ka bashkëpunuar për një dekadë, dhe ky bashkëpunim do të thotë që blihen pajisjet e mjekësisë më të përparuara dhe më të fundit.

Me krenari mund të themi se “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në vend që ka rezonancë magnetike për të gjithë trupin MRI 3 Tesla, e cila është gjenerata e fundit e pajisjeve të rezonancës magnetike. Tesla MRI 3 siguron një kohë të shkurtë regjistrimi deri në 30%, shfaqje të saktë të strukturave dhe organeve të brendshme, si dhe zbulimin e ndryshimeve që janë të padukshme me modelet standarde të rezonancës magnetike. Ka një hapje më të gjerë dhe një masë më të madhe të shkrepjes që mund të përballojë një peshë deri në 250 kg, ndërsa përparësi është edhe zhurma e ulët. Me këtë aparat të fuqishëm mund të bëhet edhe screening Check-up i të gjithë trupit, për më pak se një orë, pa rrezatim.

“Acibadem Sistina” është i vetmi në vend që posedon tomografi kompjuterike GE Revolution CT 512- SLICE, me teknologji të sofistikuar që siguron një dozë më të ulët të rrezatimit deri në 40% dhe përpunimin e një numri të procedurave diagnostike për një periudhë të shkurtër kohore. CT 512- SLICE ka një sistem të integruar skanimi për edhe për foshnjat edhe për fëmijët me dozë ultra të ultë rrezatimi, e cila është deri në 82% më e ulët se sistemet standarde.

Departamenti i Radiologjisë gjithashtu operon një makinë me rreze X fluoroskopike GE RF180 me teknologjinë më të fundit dixhitale, e cila ofron diagnostifikim dhe procedura të ndërhyrjes së shpejtë, të saktë dhe të besueshme.

Qendra e imazheve gjithashtu ka një pajisje PET / CT GE Discovery IQ, e cila përdor inteligjencën Al-artificiale për zbulimin edhe të ndryshimeve më të vogla deri në 5mm. PET/KT përdoret për të vlerësuar fazën e sëmundjes, për të zbuluar përsëritjet lokale dhe metastazat e largëta, si dhe për të vlerësuar përgjigjen ndaj terapisë dhe planifikimin e saktë të radioterapisë tek pacientët me onkologji. Përparësitë e gjeneratës së fundit PET/CT janë edhe koha e shkurtuar e incizimit deri në 50% dhe ulje e dozës radiofarmaceutike për 30-50%, me çka në mënyrë drastike ulet doza rrezatuese ndaj pacientit.

Departamenti për mjekësi nukleare disponon edhe me kamerë SPECT GAMMA, me ndihmën e së cilës bëhen një gamë e gjerë e ekzaminimeve diagnostike. Incizimi është i sigurt, ndërsa rezultatet jepen menjëherë.

Kabineti i mamografisë është i pajisur me GE Sennographe Pristina, gjenerata më e re e mamografisë dixhitale me një shtesë të veçantë, gjithashtu i disponueshëm për personat me aftësi të kufizuara. Ajo që e bën të ndryshme nga mamografitë e zakonshme është tabela speciale e biopsisë dhe pajisja për stereoaksinë robotike – kontrolli kompjuterik i procedurave të ndërhyrjes, të tilla si biopsitë dhe regjistrimet me tel para operacionit.

Të gjitha procedurat e ndërhyrjes kardiake, radiologjike dhe neurologjike, si dhe elektrofiziologjia e zemrës në Acibadem Sistina kryhet në dy dhoma angiografie të pajisura me dy angiografë modernë dixhitalë: INNOVA 2100/INNOVA 3100. Angiografët kanë cilësi superiore të figurës, e cila mundëson regjistrim të saktë dhe kryerje të sigurt edhe të procedurave më komplekse.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori