LAJMI I FUNDIT:

Teknika prej dy minutash që do t’ju bëjë të flini si një fëmijë: Një masazh i shkurtër dhe çdo gjë do të zgjidhet

Teknika prej dy minutash që do t’ju bëjë të flini si një fëmijë: Një masazh i shkurtër dhe çdo gjë do të zgjidhet

Simptomat e pagjumësisë gjenden tek 1/3 e popullatës së përgjithshme. Dhe kjo mund të çojë në pasoja shumë të rënda

Prandaj, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si ju flini dhe të përpiqeni të krijoni një proces fjetjeje.


Shumë njerëz i drejtohen ilaçeve për ndihmë, por ne dëshirojmë t’ju sugjerojmë një mënyrë tjetër për të zgjidhur problemin.

Një masazh këmbësh për t’ju ndihmuar të flini shpejt dhe shumë rehat:

Hapi i parë: Mund të filloni me majën e gishtit të madh. Masazhoni pikën në lëvizje rrethore. Pastaj shtypni pak dhe mbajeni për disa sekonda.

Hapi i dytë: Tani masazhoni gishtin e madh të këmbës me gishtin e madh të dorës. Filloni nga poshtë lart. Përsëriteni të paktën 3 herë.

Hapi i tretë: Masazhoni pjesën e mesit të këmbës dhe shkoni deri tek pjesa e gishtave. Përsëritni këto veprime disa herë.

Hapi i katërt: Tërhiqni butësisht secilin gisht të këmbës. Filloni me gishtin e madh dhe vazhdoni deri tek më i vogli. Përsëriteni disa herë.

Hapi i pestë: Ju duhet të gjeni pikën më të lartë të këmbës tuaj në pjesën e brendshme. Numëroni 4 gishta gjerësi nga kjo pikë lart. Tani shtypni pas kockave dhe masazhoni në lëvizje rrethore për 5 sekonda. Gratë shtatzëna duhet të shmangin këtë pikë presioni.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori