LAJMI I FUNDIT:

TEB organizoi Akademinë Biznesore III

TEB organizoi Akademinë Biznesore III

Duke u bazuar në qasjen e saj të fokusuar kah konsumatori dhe në inovacion, TEB Bank vazhdoi me organizimin e eventeve së ‘’ Akademia e Bisnesit ‘’. Kësaj rradhe nikoqir I eventit ishte qyteti I Prizrenit ku ishin të ftuar dhe morrën pjesë 200 klienta të bisnesit.

Ky koncept I akademisë është I dizajnuar të sigurojë vlerë për pjesëmarrësit në formën e ekspertizës ndërkombëtare dhe praktikave më të mira të shtjelluar nga konsulentë dhe professor eminent të Turqisë.

Hapjen e këtij evenimenti e bëri Drejtori general I Bankës TEB Z. Ayhan Albeyoglu, duke i mirëpritur të ftuarit dhe duke potencuar rëndësinë e ligjeratave që u mbajtën nga profesionistë të konsulencës për zhvillim të bizneseve.

Prezent në këtë akademi ishte edhe Z. Lulzim Kabashi, Nënkryetar i Komunës së Prizrenit. Ai shprehu mirënjohje dhe kënaqësi për organizimin në fjalë dhe potencoi optimizmin e tij për gjetjen e mënyrave të reja për hapje të perspektivës për qytetin e Prizrenit përmes ligjeratave të tilla nga profesionistë.

Prezent në këtë akademi ishte edhe Z. Afrim Tejeci, Kryetar-Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve Prizren, i cili shprehi mirenjohje për këtë ngjarje te madhe në Prizren.

Fjalimet i përmbylli Z. Arton Celina, zëvendës-drejtor menaxhues i TEB Sh.A, i cili poashtu i ftoi biznismenët për pjesëmarrje në njërën nga punëtoritë e organizuara me tema “Menaxhimi i ndërmarrjeve të suksesshme në të ardhmen” dhe “Ku është biznesi juaj në ciklin e zhvillimit”.

Organizimi i punëtorive paralele që u mbajtën në këtë akademi iu mundësoi bizneseve që të përfitojnë nga temat e trajtuara në kuadër të kësaj akademie.

Banka TEB do të vazhdojë të sjell në treg jo vetëm produkte inovative, por edhe shërbime jo-financiare që iu nevojiten bizneseve, duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik në përgjithësi.