‘Offchestra’ janë një nga bendet e njohura në Kosovë të cilët bëjnë muzikë dhe përpunime interesante, të cilat nuk jemi mësuar t’i shohim në tregun tonë.

Ata do të përformojnë në ‘Zone Club’ këtë të shtunë me 11 shkurt, dhe kjo natë nuk do të jetë e zakontë, pasi që anëtarët e bendi janë duke punuar për ri-konceptimin e mënyrës dhe formës së interpretimit enkas për atë natë dhe për gjithë ata që janë të interesuar të ikin nga ”mainstreami”.


Kujtojmë, që ‘Offchestra’ janë në përfundim të albumit të tyre të ri.