LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në Munih, raportohet për katër të plagosur

Të shtëna në Munih, raportohet për katër të plagosur

(E plotësuar) Një police gjermane u qëllua në kokë kur një person rrëmbeu armën e saj në një stacion periferik në Munih.

Policja 26 vjeçare u plagos rëndë dhe dy kalimtarë të tjerë janë lënduar lehtë nga të shtënat në stacionin Unterföhring S-Bahn, tha policia.


Policia plagosi të armatosurin, i cili tani është në paraburgim. Policia tha se nuk bëhej fjalë për një incident terrorist.

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në periferinë veriore të Unterföhring, dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar.

Të pranishmit dhe i dyshuari i arrestuar nuk janë lënduar rëndë. Ai thuhet se u bë agresiv gjatë një kontrolli rutinë të policisë.

Policia tha se ka asnjë rrezik të mëtejshëm për qytetarët.

————————————————————————–

Të shtëna në një stacion treni në Munih, së paku një i plagosur

Së paku një person është lënduar nga të shtënat që kanë ndodhur në një stacion treni në Munih, Gjermani.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në vendin e ngjarjes tanimë gjenden edhe forcat e policisë.

Gjithashtu thuhet se nga aty janë evakuuar pasagjerët dhe zona përreth stacionit është bllokuar nga policia. /Telegrafi/