LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me në një dasmë të Teksasit, qëllohet dhëndri nga një i ftuar në aheng

Të shtëna me në një dasmë të Teksasit, qëllohet dhëndri nga një i ftuar në aheng

Burri nga Teksasi i do të martohej të enjten u qëllua në gjoks nga një i ftuar në dasmën e tij, raportojnë autoritetet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, e gjithë ngjarja ndodhi të enjten mbrëma në një rezidencë të Hariss County.


Bëhet e ditur se pas këtij incidenti ai ishte dërguar menjëherë në spital, pasi gjendja e tij ishte tejet kritike.

“Një dhëndër është qëlluar në ditën e dasmës”, u shpreh John Shannon nga policia.

I ftuari i cili e qëlloi dhëndrin filloi të grindej me këtë të fundit, pas të shtënave ai ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, thonë hetuesit. /Telegrafi/