LAJMI I FUNDIT:

A do të rinovohet kontrata e Sylvinhos me Shqipërinë para Euro 2024 – flet i pari i FSHF-së, Armand Duka

A do të rinovohet kontrata e Sylvinhos me Shqipërinë para Euro 2024 – flet i pari i FSHF-së, Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka folur gjerë dhe gjatë për Kombëtaren e Shqipërisë, ku ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e trajnerit Sylvinho.

Sylvinho thuhet se ka kontratë me FSHF-në deri në përfundim të Euro 2024. Dhe, sipas Dukës, palët mund të ulen para Kampionatit Evropiani për të diskutuar kushtet e reja.


“Unë uroj që Sylvinho, i gjithë ekipi dhe të gjithë ne të bëjmë mirë në Evropian. Padyshim ta shijojnë Evropianin, Sylvinho kryesisht bashkë me ekipin, sepse është suksesi i tyre, janë ata që na kanë bërë ne krenarë dhe që jemi pjesë e këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Duka për Euronews Albania.

Rrëfimi ndryshe i Armand Dukës, njeriu i dytë i futbollit evropian: Si e bindi Sylvinhon në takimin e parë, çfarë pret nga Euro 2024 dhe premio që i është dhënë kuqezinjve
Lexo po ashtu Rrëfimi ndryshe i Armand Dukës, njeriu i dytë i futbollit evropian: Si e bindi Sylvinhon në takimin e parë, çfarë pret nga Euro 2024 dhe premio që i është dhënë kuqezinjve

“Pastaj padyshim ose më përpara do të duhet të diskutojmë për vazhdimin e bashkëpunimit të FSHF-së me Sylvinhon dhe stafin e tij. Si gjithë opinioni dhe ne jemi pozitiv për vazhdimin e bashkëpunimit dhe vetë stafi dhe trajneri po ashtu, por më besoni që realisht gjatë gjithë muajit janar nuk jemi takuar, sepse lëvizjet kanë qenë vërtetë të mëdha, qoftë tonat, të stafit kryesisht për organizimin dhe problemet e përgatitjeve në Evropian”.

Përsa i përket shortit të Euro 2024, ku kuqezinjtë u pozicionuan në të njëjtin grup me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën, Duka ka thënë se në një garë të tillë “shkohet për të matur forcat”, ndaj kundërshtarët e fortë janë gjithmonë aty.

“Entuziazmi im ishte për faktin që jemi pjesë e një gare shumë të rëndësishme. Vërtetë ekipi na bëri të ndihemi krenar dhe entuziazmi lidhet me faktin që të gjitha ekipet në Evropian janë të nivelit të lartë”.

Sylvinho nga Portugalia i thotë të gjitha: Që nga kualifikimi në Euro, deri te kush është shpirti i Kombëtares
Lexo po ashtu Sylvinho nga Portugalia i thotë të gjitha: Që nga kualifikimi në Euro, deri te kush është shpirti i Kombëtares

“Por, në fund të fundit shkohet në një garë të rëndësishme për të matur forcat, për të sfiduar dhe për të takuar ekipe të mëdha. Zakonisht ekipet e mëdha i takon në gjysmëfinale në finale, ne kemi pasur fatin që t’i kemi në grup dhe pse jo të mos tentojmë për të bërë mirë, për t’i sfiduar dhe për të shkuar më tej”.

“Të luash kundër Kampionëve të Evropës dhe Botës është kënaqësi, pikërisht për këtë dhe faktin që jemi në Evropian kam qenë entuziast”, përfundoi i pari i FSHF-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori